• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ndalen/ Pak ditë pasi u liruan, “spiunët” rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel

by Java News
16/06/2023 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Timofeeva dhe Alpatov janë dy rusët, të cilët edhe pse me “detyrim paraqitje” pas historisë së spiunazhit në Gramsh mbahen nën vëzhgim nga autoritetet ligj zbatuese. Menjëherë sapo janë lënë të lirë, ata i janë rikthyer sërish pasionit të fotografisë me ushtrinë dhe bazat ushtarake. Kësaj here në zonën e Dajtit në afërsi të Surrelit aty ku rastësisht është dhe shtëpia e kryeministrit.”
Dy ditë më parë Timofeeva dhe Alpatov u ndaluan nga shërbimet e policisë duke ecur në afërsi të këtyre bazave në zonën e Dajtit  dhe u shoqëruan për në komisariatin numër 4 dhe u morën në pyetje për disa orë.

Mësohet se në celularët e tyre u gjetën foto të tjera të bazave dhe disa automjeteve ushtarake të cilat u morën nga hetuesit ndërsa më pas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov u lanë të lirë.
Kujtojmë se Mikhail Zorin mbahet në “arrest shtëpie” pas dyshimeve se është pjesë e spiunazhit rus. Burime pranë akuzës bënë me dije se ka dhe një dëshmi të tij në të cilën tregohet se si Zorin ka dhënë detaje mbi rekrutimin e tij nga agjentët rusë përgjatë protestave anti putin.

“Në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Defender 23” autoritetet kanë shtuar vigjilencën e tyre për çdo veprimtari ë mundshme agjenturore. Dhe siç bëhet me dije nga burime pranë policisë kufitare për dy shtetas të tjerë rusë është urdhëruar largimi i tyre i menjëhershëm. Jo zyrtarisht thuhet se ata janë ndaluar në zonën e Mulletit sërish duke fotografuar.”
Stërvitjet e përbashkëta “Defender” edhe në të shkuarën kanë treguar se janë objektiv i agjenturës ruse. Në prag të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkan në vitin 2021, informatorë të shërbimit sekret dhe anti-terrorit në Shqipëri raportuan si të dyshuar për spiunazh disa rusë dhe çekë.

Njëri prej tyre Georgii Budanov hyri nga pika kufitare e Qafë Thanës me automjetin e tij dhe deklaroi se vinte për turizëm. Anti-terrori raportoi se Budanov ishte parë të lëvizte në këmbë nga Orikumi në Malin e Karaburunit, pranë bazës ushtarake të Pashalimanit. Për rastin prokuroria mbylli hetimet kjo për shkak të mungesës së provave.
Në prag të stërvitjes tjetër shërbimet inteligjente dhe ato të anti-terrorit janë vënë sërish në alarm për veprimtari të dyshimta. Ndërkohë Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, raporton sanksione ndaj 52 subjekteve dhe 654 individëve./m.j

Next Post
VIDEO/ Pamje të rënda: Me bomba molotov dhe shkelma, sulmohen gazetarët në Leposaviç

VIDEO/ Pamje të rënda: Me bomba molotov dhe shkelma, sulmohen gazetarët në Leposaviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In