• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk na duhen fitimtarë ndaj Perëndimit!

by Mero Baze
29/09/2023 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sulmi ndaj sovranitetit të Kosovës më 24 Shtator, zbuloi nevojën e madhe që ka Kosova për të unifikuar qëndrimet e saj pro SHBA dhe politikës perëndimore  për Kosovën, nga njëra anë dhe shmangien e tendencës, për ta përjetuar Banjskën si një “fitore ndaj Perëndimit” nga ana tjetër.

E para që ka reaguar pozitivisht është Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo është udhëheqësja më e lart e Kosovës që ka artikuluar qart deri tani se do të koordinohen me SHBA për të krijuar një draft të ri të Asosacionit për komunat serbe në Veri dhe të luftojnë bashkë me SHBA për miratimin e saj si detyrim për për depërshkallëzimin e situatës.

Po ashtu është pozitive që presidentja Osmani ka thirrur në takime dypalëshe gjithë udhëheqësit opozitarë të Kosovës dhe kanë rënë dakord të kordinohen përçdoo hap të mëtejshëm të Kosovës.
Përkundër presidentes Osmani, Albin Kurti po e përjeton betejën e policisë së Kosovës me grupin terrorist, si një arsye për të refuzuar planin e perëndimit për Kosovën . Ndryshe nga Presidentja Osmani ai ka deklaruar se asosacioni i komunave është një ide e Serbisë çka lë të kuptoj se ai nuk do të merret me atë çështje.

E treta, e cila nuk është se duhet marrë shumë seriozisht pasi i shkojnë me vonesë lajmet, është Ministria e Jashtëme Donika Gërvalla e cila deklaroi se ideja e asosacionit ka vdekur pas 24 Shtatorit.
Tani Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Ministria e jashtme Gërvalla janë tre politik bërësit kryesorë në Kosovë në pushtet. Të tre kanë qëndrime krejt të ndryshme dhe nga njëri tjetri, ndaj mënyrës se si duhet të reflektojnë që të mos humbasin mbështetjen e SHBA dhe Perëndimit në këtë situatë.
Presidentja Osmani po përpiqet ta përdor këtë situatë për një afrim të fort me SHBA dhe natyrisht ky është veprimi i duhur.

Kryeministri Albin Kurti po përpiqet ta përdor këtë situatë për të treguar se sa të drejt ka pasur kur ka qenë kundër SHBA gjithë jetën, dhe këtu ka në krah gjithë enveristët e Tiranës Prishtinës dhe më tej, kurse Ministria e Jashtme Gërvalla po përpiqet të tregojë se nuk kupton as çfarë bën Presidentja as çfarë bën kryeministri.
Politikanët kryesorë të opozitës janë në një linjë me Presidenten Osmani sa i takon mënyrës se si duhet ta përdorin këtë sulm terrorist ndaj Kosovës për të mirën e Kosovës në të ardhmen në raport me Perëndimin, ndërsa Albin Kurti po përpiqet të “hakmerret” ndaj SHBA dhe Perëndimit në tërësi për izolimin e tij dhe sanksionimin që i kanë bërë politikës së tij në Kosovë.

Këtij zjarri i fryn dhe banda propagandistike e Albin Kurtit në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët nuk janë aq shumë të gëzuar që policia ka fituar një betejë ndaj 30 terroristëve, por që Albin Kurti ka mundur SHBA dhe Evropën. Dhe kjo është një marrëzi, po aq e madhe sa ajo e Vuçiqit më 24 Shtator, e cila ndjehet dhe në frymën revanshiste ndaj çdo gazetari apo politikani civil në Kosovë që përpiqet ta komentoj situatën si një rast që duhet të bashkojë Kosovën me Perëndimin.

24 Shtatori, më shumë se sa një fitore e Kosovës, është një kafshëri e Serbisë, që e vendos Kosovën në një pozicion komod për të vazhduar më tej. Fitore e Kosovës do të jetë kur do të dij ta përkthej këtë në një avantazh në tavolinën e bisedimeve dhe në raportet me SHBA. Pas një viti luftë kundër SHBA dhe Perëndimit, Kosova ka fituar sanksione nga Perëndimi, ato që Vuçiq mund ti fitoj pasi ka sulmuar me arnë dhe terroristë një shtet të pavarur. Mjafton kaq për të kuptuar dëmin që i bën kjo qasje antiperëndimore Kosovës.

Tani mirë është që Kosova para se të gjej armiq të jashtëm, të unifikoj njëherë qëndrimet e brendshme dhe të dalin me një zë pro apo kundër SHBA, pro apo kundër KFOR, pro apo kundër EULEX, dhe pasi ta kenë bërë këtë, pastaj dhe të tjerët jashtë Kosovës e kanë të qartë se me kë kanë të bëjnë.

“Armiqtë” e Kosovës, në këtë situatë nuk mund të jenë në SHBA, në Bruksel, Paris Gjermani apo Tiranë, pasi më 24 Shtator, është fituar një betejë ndaj terrorizmit shtetëror serb, por jo ndaj Perëndimit, siç po përpiqet ta përjetoj Albin Kurti. Në Perëndim më 24 Shtator ka humbur Aleksandër Vuçiqi. Albin Kurit është në provë nëse do t’ia dal të jetë i fituari i kësaj historie.  Por ndaj perëndimit nuk na duhen fitimtarë.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

SPAK shtrin hetimin deri në ’97, Berisha frikë nga dosjet dhe të penduarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In