• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk kemi boshllëk për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Vijojmë rritjen e pagave edhe për mësuesit!

by A R
05/09/2022 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa pa nga afër spitalin e ri të Laçit, në ceremoninë që u zhvillua për hapjen e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se rrogat për mjekët, infermierët dhe mësuesit do të vazhdojnë të rriten pavarësisht krizës. Po ashtu, ai u shpreh se shpreson që së shpejti të ketë një lajm të mirë edhe për pensionistët.

“Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë apo jo për ju do vazhdojmë t’i rrisim përsëri përtej vështirësive që kemi sepse është shumë e rëndësishme që në këtë fazë kritike kur ka shumë vështirësi dhe janë ndërthurur edhe inflacioni dhe kriza energjetike e kështu me radhë ne vazhdojmë dhe të mbështesim. Kështu që rrogat do të vazhdojnë të rriten për mjekët, infermierët, për ata që punojnë në sistemin shëndetësor, për mësueset, për mësuesit dhe shpresoj që së shpejti do të kemi një lajm të mirë edhe për pensionistët të cilëve do u jemi gjithë jetën në borxh pavarësisht se çfarë do mund të bëjmë se asnjëherë nuk mund të bëjmë asgjë që e shlyen borxhin që kemi ndaj tyre”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka boshllëk në infermierë dhe mjekë. Më tej pohoi se ka mjekë dhe infermierë që largohen, kjo për të provuar veten e tyre.

“Pashë disa mjeke të reja që i janë atashuar spitalit të Kurbinit për të dhënë kontributin e tyre pasi kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera në Shkollë. Dua ta theksoj këtë se shpeshherë dëgjojmë të përsëritet se nuk kemi mjekë, nuk kemi infermierë, kanë ikur të gjithë. Për hir të së vërtetës dhe më vjen shumë mirë ta nënvizoj ne nuk e kemi një boshllëk të tillë pavarësisht të pamohueshmes që ka mjekë dhe infermierë të rinj që largohen. Është e drejta e tyre që të provojnë vetën dhe të provojnë një eksperiencë gjetkë. Kemi një sistem që na mundëson shpërndarjen e forcave të reja që mos të kemi boshllëqe”, theksoi Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se në Laç turizmi fetar mund të ndryshojë ekonominë e këtij vendi. Ai u shpreh se po punohet për të ndryshuar infrastrukturën në mënyrë që të ofrohen shërbime në një kohë kur ka ngarkesë për shkak të pelegrinazheve në Kishën e Shna Ndout.

“Jam shumë i lumtur kur vij këtu sepse jo vetëm shoh ato që janë bërë, por e di shumë mirë që do vazhdojnë të bëhen dhe gjëra të tjera që do i japin kësaj zone jo vetëm një pamje tjetër, jo vetëm mundësinë që mijëra familje të jetojnë krejt ndryshe nga çfarë jetonin, por edhe një mundësi më afatgjatë mendoj unë dhe më të rëndësishme për ta parë perspektivën e të jetuarit në këtë vend në një perspektivë të qëndrueshme që është mundësia në këtë zonë për t’u kthyer në një zonë që të gjithë atë fluksin e vetvetishëm të turizmit fetar, që e ka në fakt ngarkesë për hir të së vërtetës sepse në pamundësi për të ofruar shërbime atëherë e gjitha bëhet ngarkesë e madhe me makina dhe njerëz që shkojnë në destinacionin aty… Besoj që pak nga pak do u krijohet mundësia që të rrinë më gjatë, të rrinë një ditë më shumë. Do krijohet mundësia që këtu të ketë shërbime hotelerie. Të gjitha këto që mund të duken të çuditshme sot do të jenë realitet vit pas viti. Po punojmë për të ndryshuar infrastrukturën që lidh qyteti me zonën lart dhe për  të parë si mund ta nxisim këtë infrastrukturën e mikpritjes së turizmit fetar”.

/a.r

Next Post
“Lum kush e ka një vizë Shengen në Turqi”

“Lum kush e ka një vizë Shengen në Turqi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com