• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

by Os De
03/11/2025 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka dhënë fjalën e fundit. Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, pas shkarkimi me vendim të qeverisë ishte antikushtetues. Me një vendim rekord, vetëm 3 ditë pas shqyrtoi ankimin e Veliajt në seancën maratonë, Kushtetuesja ka vendosur në favor të kryebashkiakut me 5 vota pro dhe 3 kundër. Po, ashtu Kushtetuesja ka shfuqizuar edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. 

Kushtetuesja argumenton se shkarkimi i Veliajt mund të bëhet vetëm në bazë të nenit 115 të kushtetutës, pra vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës. Pra, Gjykata ka vlerësuar se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur e ka shkarkuar Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë, duke iu referuar nenit 62 gërma c të ligjit për vetëqeverisjen vendore. 

Trupa prej 8 anëtarësh në Kushtetuese, në mënyrë unanime, ka vlerësuar se është Kushtetuesja që ka juridiksion të plotë për të vendosur për shkarkimin e një të zgjedhuri vendor, si garanci që pushtetet ndahen dhe bashkitë janë autonomi vendore. 

Një tjetër shkelje që ka evidentuar Gjykata Kushtetuese është se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria nuk garantuan proces të rregullt ligjor pasi kryebashkiaku Veliaj nuk u ftua, dëgjua dhe nuk u mbrojt dot. 

Vendimi i Kushtetueses në favor të Veliajt vjen pas përballjes mbi 7 orë seancën publike të 31 tetorit, ku ishte i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i cili u përball me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet.  

Me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë, Këshilli Bashkiak i Tiranës propozoi shkarkimin e Veliajt, vendim që u mor më datë 25 shtator nga qeveria me firmë të vetë kryeministrit Rama. 

Next Post
Berisha e mbështeti, reagon Binaj: Unë nuk jam politikan, kjo garë është për ju!

“Kandidimi im do vazhdojë…”, Florian Binaj reagon pas vendimit të Kushtetueses 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In