• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk ka seks pa…”/ Prindërit skandalizohen nga bisedat në Facebook të vajzës së tyre dhe e denoncojnë në polici

by Ardit Rada
31/08/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 25-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, pas divorcit është kthyer tek prindërit. Ngado që shkon ajo poston fotografi në Instagram. E dhënë pas modës, ajo dukej sikur në çdo lokal që ulej, restorant që frekuentonte ajo shfrytëzonte ambientet për të reklamuar veshjet, aksesorët apo çantat deri ditën kur harroi rrjetet sociale hapur dhe kur prindërit lexuan një komunikim që i tronditi.

Prindërit dyshojnë se e bija është përdoruese droge dhe nga varësia e drogës ajo ushtron edhe prostitucion. Këtë bindje sipas burimeve policore të gazetës Si, kallëzuesit P. A që është i ati, ia ka përforcuar një mesazh i dërguar në telefon. “Vajza kishte harruar Facebookun hapur dhe aty së bashku me gruan lexuam në inbox ku dikush e pyeste “A e ke marrë vizën? A do të ta sjell unë?”

Një mesazh tjetër në rrjetet sociale në Instagram tregon se si vajza e P.A. ia bën të qartë një komunikuesi që e fton për kafe se “nuk vij pa para”.

Ndaj nënës së dy fëmijëve sipas burimeve të gazetës Si ekzistojnë edhe dy kallëzime të tjera në muajin mars, kur prindërit u ankuan pranë policisë së Kamzës për largimin pa adresë të E. A. “Vajza u kthye në të dyja rastet, as që u interesua për fëmijët, të cilët i la me ne dhe u largua. Gruaja e pyeti dhe i kërkoi llogari, -thotë denoncuesi – por vajza i tha me jetën time bëj ç’të dua”.

Çifti i kallëzuesve tregojnë se rasti i fundit i sjelljeve jonormale të E. A. ndodhi në mes të gushtit. 25-vjeçarja pasi gjeti adresën e prindërve që shkuan për vizitë familjare në Babrru, i braktisi të dy fëmijët e saj në hyrje të kësaj adrese. “Na thanë që ajo u largua me taksi, e ëma e pyeti a po ushtron prostitucion dhe ajo iu përgjigj çdo gjë e bëj me dëshirën time”, shton më tej në polici i ati që insiston sipas burimeve të gazetës Si se e bija është përdoruese dhe për këtë shkak është e pandërgjegjshme. Policia e pyet të atin se përse dy prindërit dyshojnë që e bija ushtron prostitucion dhe ai përgjigjet “jemi bindur nga fotografitë e saj në instagram, dhe nga videot”.

Kur policia i pyet prindërit a kanë të dhëna shtesë mbi identitetin e ndonjë shtetasi me të cilin e reja frekuentohet ata përgjigjen “komunikimet më të shpeshta i kryen me një person, i cili shfaqet në komunikimin që vajza kishte harruar hapur si personi që i ofron drogën”.

Ndërkohë gjatë marrjes së dëshmisë të të ëmës, gruaja me inicialet F.A. tregon që bisedën që zhvilloi me të bijën. “I thashë, bijë ne e dimë me kë flet se ke lënë instagramin hapur dhe e pyeta pse u dërgon foto e zhveshur disa personave. Por E. ma ktheu – bëj ç’të dua me jetën time. Në këto biseda unë lexova kur vajza iu thoshte këtyre njerëzve – nuk ka seks pa lekë”, rrëfen gruaja për agjentin e policisë.

Burimet shtojnë për gazetën Si se pas këtyre pretendimeve është thirrur edhe E. A., 25 vjeçe e papunë dhe e divorcuar. Por 25-vjeçarja ka hedhur poshtë çdo pretendim të familjes, pasi sipas saj prindërit ishin paragjykues pasi ishin martuar në moshë shumë të vogël dhe njësoj kishin vepruar edhe me të. “Punoj parukiere në të zezë dhe ndaj rezultoj e papunë. Më pëlqen moda. Në rrjetet sociale kam njohur një djalë beqar, ditën që ai kishte ditëlindjen ua lashë fëmijët prindërve pasi ata përkujdesen shumë për ta. Ika fshehtas pasi ime më më qëlloi me shpullë, nuk i pëlqen mënyra ime e të jetuarit”.

Por sipas burimeve pas këtij prezantimi, policia ka hyrë në temë dhe e ka pyetur 25-vjeçaren mbi kuptimin e disa frazave në instagram.
Agjenti: Ç’do të thotë pyetja që të bëjnë “punon për vete apo për të tjerë”? dhe ti përgjigjesh “për vete”.

E. A.:– Unë flas me shumë djem në instagram dhe facebook, me siguri kam bërë shaka.
Agjenti: – Përse prindërit të dyshojnë se ushtron prostitucion?

E.A.:- Nuk jam pjesë e asnjë rrjeti. Nuk ushtroj prostitucion. Kam shkuar me shumë djem, por nuk kryej marrëdhënie për para apo në shkëmbim të diçkaje tjetër. Familja nuk pajtohet me jetesën time.

Agjenti: Kush është djali që, familja juaj dyshon që ju shtyn për prostitucion?

E. A:– E kam njohur në rrjetet sociale, kam dalë disa herë me të. I kam kërkuar kokainë, pasi ai është përdorues dhe më ka dhënë. Me të jam e lidhur prej dy javësh, bëjmë flirte të rinjsh, nuk ia di mbiemrin dhe nuk e di ku banon.

Agjenti:- Përse i kërkove konkretisht këtij personi drogë?

E. A.: – Më tregoi që ishte përdorues dhe nga kureshtja i kërkova. Jam e sigurt që më dha dozën e tij.

Policia bën me dije se në instagram, 25-vjeçarja tregon se kishte miq dhe shokë policë.

Agjenti: – Na thuaj emrin e policit që ke shok?

E. A.: – Në bisedë e sipër kam thënë që kam shokë policë, por nuk njoh asnjë polic dhe nuk kam asnjë shok polic

Në përfundim sipas burimeve pasi janë përpiluar këto dëshmi, nëna 25-vjeçare propozohet të vendoset nën hetim për braktisje të fëmijëve të mitur. Pavarësisht se ajo insiston që nuk ka ndërmend t’i braktisë, por vetëm i ka lënë për pak orë nën kujdesin e gjyshërve pa iu marrë leje.

“Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në jetën time, nuk kam asgjë për të fshehur, nëse do fshihja diçka nuk do i lija Facebook-un dhe Instagramin hapur”, e ka mbyllur e reja që pavarësisht versionit që ka dhënë thuhet se është vendosur nën vëzhgim për të zbuluar kontaktet e saj dhe nëse ajo në të vërtetë është pjesë e ndonjë rrjeti sikurse rezultoi gjatë javës së kaluar me 17-vjeçaren, e cila gjithashtu largohej pa adresë nga shtëpia derisa u zbulua që ushtronte prostitucion nën tutelën e një çifti.

/e.rr

Next Post
Maqedonia e Veriut e “pushtuar” nga COVID-19, po shkon drejt 3 mijë rasteve aktive: Ja qytetet më të prekura

Vetëm 11 raste të reja me koronavirus, Maqedonia e Veriut shënon shifrën më të ulët në 5 muajt e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

September 8, 2026
EMRAT/ Krim i rëndë në Shkodër, vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

EMRAT/ Krim i rëndë në Shkodër, vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

September 8, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com