Në shtetin e Michiganit në ShBA ka nisur rinumërimi i votave për garën presidenciale. Procesi ka filluar vetëm pak orë pasi Gjykata e Federale vendosi në favor të kërkesës së kandidates së partisë së gjelbër Xhill Stein.
Gjithsej janë rreth 4.8 milionë vota për tu numëruar në shtetit e Michiganit ku fitues doli Donald Trump me 10 mijë e 704 vota më shumë se Hillary Clinton.
Kandidatja Stein mori vetëm 5 mijë e 500 vota, por ajo kërkoi rinumërim për të vërtetuar besueshmërinë e sistemit zgjedhor./a.m.