• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka frikë as SPAK-un as Ramën, por të votuarit e PD

by Mero Baze
04/12/2025 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sa herë që Berisha ndjehet i rrethuar në Tiranë, ikën diku në Veri dhe shpall luftën Jug–Veri. Këtë bëri dhe sot. Mjaftoi një foltore nga më të votuarit e PD që mbushën sallën me njerëz normalë dhe ai u nis drejt Mirditës, për t’u treguar mbështetësve të vet se Veriu është i rrezikuar nga Jugu. Është pak a shumë instinkti i njeriut të egër që kërkon të strehohet në një shpellë të sigurt kur mendon se po e rrethojnë armiqtë.

E gjithë kjo është një traumë psikologjike që atij i përsëritet sa herë ndjehet i rrezikuar. E ka pasur këtë sindromë më 1997, kur e institucionalizoi luftën Veri–Jug duke dërguar ushtarë me pagesë nga Veriu në Jug, dhe e ka përsëritur sa herë dikush në PD i bën betejë dhe ai instinktivisht kërkon mbështetjen e atyre që besojnë se kush është nga Jugu është kundër Berishës dhe PD. Këtë e bëri së fundmi dhe në foltoret kundër Bashës dhe po e bën përsëri.

E vërteta e hidhur për Berishën është se ai ka më shumë besnikë të vërtetë në Jug sesa në Veri. Në Veri ka më shumë vota për të, por jo njerëz më besnikë për të. Por atij nuk i intereson kjo. I intereson fabula e ndarjes Jug–Veri që e ka si instrument për të shpjeguar dështimet e tij.

Shikoni betejat e tij opozitare. Flet për persekutim të Veriut në infrastrukturë, kur në fakt në Veri ka infrastrukturë rrugore më të mirë se në Jug. Malet e Veriut janë të lidhura të gjitha me rrugë, ndërsa në Jug nuk ka asnjë zonë malore, përveç Labërisë së fundmi, që ka rrugë të përshkrueshme. Kjo jo për ndonjë politikë Veri–Jug, por për shkak të politikave spontane që ne kemi në ndërtimin e infrastrukturës.

Fliste në Mirditë për shpopullim dhe lindje të pakta fëmijësh dhe donte ta paraqiste këtë si një politikë qeveritare kundër Mirditës. Në fakt, qarku që ka boshatisjen më të madhe në vend është Qarku i Gjirokastrës, një bastion socialist. I vetmi banor jetëgjatë i qarkut është Tritan Shehu si deputet i përjetshëm i Berishës, i cili mund të ketë dhe kontributin e vet në largimin e demokratëve nga qarku drejt Tiranës apo Greqisë.

Madje dhe në historinë e akuzave të tij për korrupsion, prapë kishte marrë shembullin nga një bashki e Jugut, ku akuzoi Tërmet Peçin se ka marrë 60 milionë euro tendera në Bashkinë e Tepelenës. Në fakt, Bashkia e Tepelenës e ka buxhetin vjetor 1 milion euro dhe i duhen 60 vjet t’i bëjë bashkë 60 milion euro. Por atij nuk i interesojnë shumë shifrat, por ideja që edhe korrupsionin qeveria e bën në Jug, jo në Mirditë, të kapte dhe PD ndonjë lek meqë e ka fituar atë bashki.

Dmth këtij i dolën më të votuarit e PD kundër, dhe u arratis në Mirditë brenda 24 orëve. Deri tani nuk është trembur as nga SPAK, as nga Edi Rama, por nga Salianji, Alimehmeti, Kadiu etj. Brenda 24 orësh i shpalli të përjashtuar nga PD, me axhenda private dhe armiq të PD.

Dhe për ta bërë më të qartë rrezikun, është nisur të sqarojë popullin për këtë grup të ri armiqësor, i 35-ti brenda këtyre 35 viteve të tij në krye të PD. Dhe 35 herë PD dëgjon se armiqtë janë të këqinj dhe Berisha është i mirë. Dhe tani ka frikë se mos dikush thotë: “Ta provojmë një herë edhe me këta armiqtë.”

Next Post
Prokurorja padit shtetin, fiton në Strasburg pas shkarkimit nga Vettingu/Antoneta Sevdari kërkon pagat për 5 vite

Prokurorja padit shtetin, fiton në Strasburg pas shkarkimit nga Vettingu/Antoneta Sevdari kërkon pagat për 5 vite

Comments 1

  1. Vlora says:
    4 months ago

    Berishologu Mero
    I mprehtë, por diabolik

    Reply

Leave a Reply to Vlora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In