• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka akord për KLGJ, Ruçi deputetëve: Mbroni qeverinë

by Aalison Pearse Stevens
11/10/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, i cili nuk u miratua me 5 ligjet e tjera të enjten e shkuar, nuk do të miratohet as këtë të enjte. Kjo është bërë e ditur nga kreu i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar socialist.

“Dua të sqaroj edhe faktin se ligji i shtyrë nga java e shkuar për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, nuk do të jetë në votim këtë të enjte, pasi ne jemi në negociata me opozitën dhe ende nuk kemi dakordësuar ato pika që PD i ka merak në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë të KLGJ-së dhe KLP-së”, mësohet të ketë thënë Xhafaj.

Burimet i thanë Shqiptarja.com se brenda në mbledhjen e mbyllur, Gramoz Ruçi u ka kërkuar deputetëve që të mbrojnë ligjet që kjo mazhorancë miraton në kuadër të rritjes së pensioneve për kategori të ndryshme, në këtë rast për ushtarakët. Ligji në fjalë miratohet këtë të enjte dhe siguron suplementar për punonjësit e agjencisë inteligjente ushtarake. “Ditën e enjte do të votojmë ligjin për pensionet e ushtarakëve.

Kjo është një kategori për të cilën ne i kemi rritur disa herë pensionet, dhe do t’i rrisim përsëri sepse është një shtresë që meriton të trajtohet me dinjitet, por ajo për të cilën dua të tërheq vëmendjen është këmbëngulja në këto vendimmarrje pozitive që ne kryejmë. Këto rritje duhet të vihen në dukje përmes një punë më këmbëngulëse në diskutimet parlamentare, sepse ky është vërtetë një sektor prioritar, po këtu gjërat humbasin. Bëhet një gjë e mirë dhe nuk i mëshohet, hapet një histori në tjetrën dhe gjërat harrohen.

Kur diskutoni në parlament mos bini në kurthin e kundërshtarëve: ata lëshojnë një akuzë dhe ne rendim me kundërakuzë. Merremi me ata, teksa duhet të vëmë në dukje ato që vet bëjmë qoftë në qeverisje, qoftë në vendimmarrjen parlamentare”,-mësohet të ketë thënë Gramoz Ruçi.

Arben Çuko ka mbështetur këtë qëndrim: “Kategoria e ushtarakëve dhe kjo kategori që është objekt i këtij ligji, japin një kontribut të vecantë në mbarëvajtjen e shtetit. Është e vërtetë që ne disa herë kemi rritur pagat dhe pensionet për ta, por kjo është një gjë që jua kemi premtuar dhe që ata e meritojnë. Sigurisht që ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë kategori dhe të vëmë në dukje punën tonë në këtë drejtim”.

Ministria për Parlamentin, Ermonela Felaj ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve që të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur projektligji “Për barrët e sigurisë”. “Në si qeveri jemi në limite afatesh për këtë çështje, ndaj do të kërkoja ta kishim sa më shpejt për votim në parlament”,-ka thënë Felaj. Po ky nxitim i ministres nuk është mirëpritur nga Fatmir Xhafaj.

“E para, vonesa e këtij ligji ka ardhur edhe për shkak të axhendës së ngarkuar tonën me reformën në drejtësi. E dyta, ky është një ligj delikat, pasi ne nuk duhet të shikojmë vetëm interesin e bankave.

Ato kanë të drejtat e tyre për siguri ligjore, por ne si ligjvënës nuk duhet të shikojmë vetëm interesin e atyre, por edhe të kreditorëve. Dhe ata duhet të jenë të mbrojtur. Pra, në këtë rast, më shumë se sa deadline, ne duhet të shohim që të bëjmë një ligj cilësor”,-ka thënë Xhafaj.

Diskutimet në mbledhjen e mbyllur të PS:

Gramoz Ruçi: Ditën e enjte do të votojmë ligjin për pensionet e ushtarakëve. Kjo është një kategori për të cilën ne i kemi rritur disa herë pensionet, dhe do t’i rrisim përsëri sepse është një shtresë që meriton të trajtohet me dinjitet, por ajo për të cilën dua të tërheq vëmendjen është këmbëngulja në këto vendimmarrje pozitive që ne kryejmë.

Këto rritje duhet të vihen në dukje përmes një punë më këmbëngulëse në diskutimet parlamentare, sepse ky është vërtetë një sektor prioritar, po këtu gjërat humbasin.

Bëhet një gjë e mirë dhe nuk i mëshohet, hapet një histori në tjetrën dhe gjërat harrohen. Kur diskutoni në parlament mos bini në kurthin e kundërshtarëve: ata lëshojnë një akuzë dhe ne rendim me kundërakuzë.

Merremi me ata, teksa duhet të vëmë në dukje ato që vet bëjmë qoftë në qeverisje, qoftë në vendimmarrjen parlamentare.

Arben Çuko: Kategoria e ushtarakëve dhe kjo kategori që është objekt i këtij ligji, japin një kontribut të vecantë në mbarëvajtjen e shtetit.

Është e vërtetë që ne disa herë kemi rritur pagat dhe pensionet për ta, por kjo është një gjë që jua kemi premtuar dhe që ata e meritojnë. Sigurisht që ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë kategori dhe të vëmë në dukje punën tonë në këtë drejtim.

Ermonela Felaj: Lidhur me rendin e ditës së enjte dhe me kalendarin e punimeve, do të kërkoja nga Komisioni i Ligjeve që të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur projektligji “Për barrët e sigurisë”.

Në si qeveri jemi në limite afatesh për këtë çështje, ndaj do të kërkoja ta kishim sa më shpejt për votim në parlament.

Fatmir Xhafaj: E para, vonesa e këtij ligji ka ardhur edhe për shkak të axhendës së ngarkuar tonën me reformën në drejtësi.

E dyta, ky është një ligj delikat, pasi ne nuk duhet të shikojmë vetëm interesin e bankave. Ato kanë të drejtat e tyre për siguri ligjore, por ne si ligjvënës nuk duhet të shikojmë vetëm interesin e atyre, por edhe të kreditorëve. Dhe ata duhet të jenë të mbrojtur.

Pra, në këtë rast, më shumë se sa deadline, ne duhet të shohim që të bëjmë një ligj cilësor. Meqë mora fjalën, dua të sqaroj edhe faktin se ligji i shtyrë nga java e shkuar për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, nuk do të jetë në votim këtë të enjte, pasi ne jemi në negociata me opozitën dhe ende nuk kemi dakordësuar ato pika që PD i ka merak në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë të KLGJ-së dhe KLP-së.

Shqiptarja/d.i.

 

Next Post
E përdhunuara nga disa persona: Nuk e di kush është babai i djalit, po më vdes nga varfëria

E përdhunuara nga disa persona: Nuk e di kush është babai i djalit, po më vdes nga varfëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In