Zgjimi herët në mëngjes mund të jetë një obligim i vështirë për secilin prej nesh – por, një pajisje e re me alarm është krijuar si zgjidhje e duhur për këtë problem.
“The Ruggie”, është një tapet i vogël me orë dhe alarm të programuar – të cilin mund ta ndaloni vetëm pasi të shkelni mbi këtë copë qilimi.
“The Ruggie” i detyron gjumashët që të ngrihen fizikisht nga shtrati, t’i vendosin të dy këmbët (shputat) mbi tapet plot tre sekonda, në mënyrë që ai të ndalojë se alarmuari zgjimin.
Pra, kjo shpikje nuk ka buton të fikjes. Ndërkaq, kur të zgjoheni nga gjumi, tapeti do të përsërisë në vazhdimësi disa thënie inspiruese dhe argëtuese, për t’ju ndihmuar të filloni një ditë të re.
Kjo paisje për momentin kushton 79 dollarë.