• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk jemi bij të paqes, por nuk ka zgjidhje tjetër veç saj!

by Albert P. Nikolla
14/05/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert P. Nikolla/

Do të ishte e tepërt të shquanim faktin se historia jonë na ka vënë një taksë të rëndë për sa i përket ushtrimit të dhunës, madje edhe në historinë tonë të vonë ajo na ka ndjekur si hije! Pasioni për të dhe turravrapi pas saj i kanë dhënë shtysë krijimit të një kulture që përkrah dhunën si mjetin e parë për zgjidhjen e çdo problemi njerëzor, dhe çka është më e keqja, i ka dhënë asaj hapësirë në politikë! Nuk mund të mos ndjehesh ndërdyzash e të mos u besosh syve kur shikon politikanë që kanë mbuluar pozicionet më të rëndësishme të shtetit teksa bëjnë thirrje dhe ushtrojnë dhunë të ashpër kundër institucioneve dhe policisë së shtetit. Cytja e politikanëve për militantët e tyre drejt veprimeve të papërgjegjshme dhe përdorimit të forcës ka krijuar fenomenin e  “bunkerizimit” të partive opozitare nga frëngjitë e të cilave dalin vetëm tytat rrënimtare të shisheve molotov dhe asnjë arsye!

Çka e bën akoma më dramatike situatën politike dhe dialoguese brenda këtyre partive është edhe mungesa e debatit të brendshëm dhe marrja e vendimeve të detyrueshme njëzëri kur bëhet fjalë për përdorimin e forcës ndaj institucioneve shtetërore. Edhe një zë i vetmuar kundër kësaj mendësie, siç ishte ai i publicistit P. Zogaj para pak ditësh, u mbyt prej klithmave të çabulles ku totalitarizmi është ulur këmbëkryq. Zhurma e analistëve në krah të opozitës është aq e madhe sa mbyt çdo arsyetim që shkon kundër idesë së kryeplakut të partisë. Kjo situatë më solli ndërmend këtë fragment:

 “Ishte ora saktësisht 10.35, kur Kamenevi u kërkoi të pranishmëve në sallë që të miratonin deklaratën e Leninit duke ngritur lart dorën me teserë. Pasi të gjithë e ngritën dorën lart dhe mbaroi votimi, vetëm një delegat mori guximin ta ngrinte lart dorën si votë kundër, por dhuna totale e turmës afër tij bëri që ai ta ulte dorën menjëherë. Ishte koha e unanimitetit!”. (John Reed. Ten days that shook the world).

Mendësia e dhunës, e trashëguar nga përvoja komuniste, na ka bërë të ndjeshëm dhe refuzues ndaj çdo frymëzuesi të saj. Çdo shfaqje dhune e protestave të fundit, sidomos kur frymëzohet nga dikush që ia ka vënë zjarrin njëherë Shqipërisë, krijon te shqiptarët vullnetmirë një ndjesi tëhuajëzimi ndaj së keqes dhe këndelljeje ndaj paqes. Ne nuk kemi qenë ndër shekuj bij të paqes, por po e kuptojmë se nuk ka rrugë tjetër veç asaj. Ka ikur koha e politikës së forcës. Atë që nuk e kupton këtë, historia do ta lërë pas dhe do të jetë viktimë e asaj që Kadareja e quan “keqkuptim tragjik”! Në fjalimin e mbajtur me rastin e pranimit në Akademinë Franceze më 28 nëntor 1996, Kadareja shkruan: “Ballkanasit kanë më shumë se një shekull që të tillë e shprehin dashurinë për Europën: në mënyrë pasionale, nervoze. Ajo që duhej të ishte dashuri përfundon në keqkuptim tragjik”.

Është tejet dëshpëruese dhe e trishtueshme kur shikon se si një nga partitë kryesore të opozitës e shikon frymëzimin politik te rrëzimi përtokë i një prej militantëve të saj! Nuk është as e hijshme e as dinjitoze për vetë zotërinë që i ndodhi aksidenti që sekuenca filmike e rrëzimit të tij të shfaqet qindra herë gjatë ditës nga të gjitha kanalet televizive e  portalet pranë opozitës, me qëllim që të frymëzohen ndjekësit e tyre! Një parti që e ka shpresën te një aksident është parti aksidentale, nuk ka shpirt e ideologji, thjesht po pret plot ankth rënien e gjahut në kurth!

Nuk është rastësi as kërcënimi nga militantët e kësaj partie i një prej ambasadorëve më të rëndësishëm të pranishëm në Shqipëri. Kjo duhi frymëzohet prej kohësh nga fjalët e drejtuesve të partisë kundër ambasadorëve të BE-së dhe çdo përfaqësuesi ndërkombëtar, duke sjellë në mendje kohën e paragjykimeve gjatë diktaturës, kur çdo i huaj ishte një armik potencial.

Vikama e sulmeve po dëgjohet shpesh edhe kundër ministrit Lleshaj. Ndërkohë që ministri po bën punën me një profesionalizëm të admirueshëm, opozita dhe batalioni mediatik  i saj e perceptojnë punën e ministrit si një gjalmë penguese për planet e tyre në krijimin e situatave ndjellazeza. Klithmave gjasërame për ndjekje penale të opozitës u janë bashkuar edhe disa “dacibao” të miqve tij të dikurshëm. Miqësia e pastër ndërmjet dy personave ka një veti dalluese që e bën atë të jetë e veçantë: shpeshherë kultivimi i saj është përjashtues për kolektivin, pra kërkon që çdo problem apo mosmarrëveshje të shqyrtohet censhëm në kuvendimin mes dy miqve pa futur në skenë gjykimin e popullit nëpërmjet ‘dacibaos’!

Në analizën antropologjike politike “Fenomenologjia e pushtetit” studiuesi gjerman Heinrich Popitz, kur flet për dinamikën antropologjike të përdorimit të katër formave të pushtetit si dhuna, kërcënimi, autoriteti dhe pushteti për të krijuar të dhëna faktike (veprimin teknik), shtjellon se forma e dhunës është e lidhur më së shumti me zanafillën tribale të politikës dhe një aktivitet i tillë nuk e përmbush plotësisht cilësimin “politik”. Uroj që opozita t’i kthehet binarit politik, aty ku ndodhet edhe arsyeja e ekzistencës së çdo formacioni politik modern!

Next Post
“Bindja Demokratike” publikon profilet: Ja kandidatët tanë për 25 bashki

"Bindja Demokratike" publikon profilet: Ja kandidatët tanë për 25 bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

December 7, 2025
Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

December 7, 2025
Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

December 7, 2025
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

December 7, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

December 7, 2025
Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

December 7, 2025
Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

December 7, 2025
“Tashmë është shumë vonë!”, Roland Bejko: Basha nuk bëri asgjë për 7 muaj, as detyrën e tij si kryetar

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

December 7, 2025
Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

December 7, 2025
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In