• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk janë të shqetësuar për LGBT, por për b…thën e tyre

by Mero Baze
07/11/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sulmet homofobike ndaj ambasadorit Gonzato apo komisioneres Marta Kos, në thelb, nuk kanë lidhje me homofobinë. Homofobia është gjëja e fundit që Berishës dhe atyre që ka pas vetes për të sulmuar udhëheqësit evropianë mund t’u shkojë ndër mend. Madje, po t’u hynte në interes politik, ata do të ishin sot flamurtarë të LGBT-së apo të ligjeve që kërkon Evropa për familjen — e kanë provuar më parë.

Arsyeja nuk është homofobia, por shtirja si eurofob për të maskuar afrimin e Be me Shqipërinë. Dhe kjo nuk është e ngjashme me euroskepticizmin klasik të atyre partive që duan të ruajnë vendin e tyre nga futja në BE. Është një eurofobi e veçantë, që lidhet me urrejtjen pse Evropa po kërkon të fusë në gjirin e saj vendin e tyre.

Kjo lloj specieje nuk gjendet askund tjetër në Evropë.

Në Evropë ka njerëz që urrejnë LGBT, të tjerë që janë shumë të hapur ndaj saj; ka njerëz që urrejnë BE-në si institucion burokratik dhe janë në betejë për të mos qenë pjesë e saj; ka vende që nuk duan të hyjnë në BE sepse nuk i pranojnë vlerat e saj.

Por këta tanët nuk ngjajnë me asnjërën prej këtyre kategorive. Ata nuk e urrejnë Evropën për vlerat e saj, nuk urrejnë as LGBT-në për identitetin e saj seksual. Ata urrejnë Evropën dhe udhëheqësit e saj, sepse në këtë moment ata janë pro Shqipërisë dhe kjo u duket si luftë kundër tyre.

Fakti që kryeministër i vendit është Edi Rama, i bën të ndjejnë si “shpallje lufte” çdo qëndrim pozitiv të BE-së ndaj Shqipërisë. Vetë ideja që Brukseli kërkon të shpejtojë anëtarësimin e vendit dhe të japë një raport progresi pozitiv për Shqipërinë, për ta është provokim.

Kaq është gjithë “intifada” e tyre kundër Evropës. Nuk ka lidhje as me LGBT, as me homofobinë. Ka lidhje me urrejtjen ndaj Evropës që kërkon ta fusë Shqipërinë në familjen e saj, sepse kjo i nxjerr jashtë loje politikisht.

Për fatin e tyre të keq, ambasadori Gonzato ka qenë një nga diplomatët më të afërt me opozitën nga përfaqësuesit e BE-së në Tiranë, dhe nuk ka asnjë arsye politike që ta sulmojnë individualisht për shkak të qëndrimeve të tij. Ai ka pësuar një dëm kolateral, vetëm sepse dorëzoi në zyrën e kryeministrit një raport pozitiv për vendin. E njëjta gjë vlen për komisioneren Köss.

Ndaj mos kërkoni homofobë në opozitën tonë. Disa prej tyre madje janë pjesë e komunitetit LGBT — dhe mirë që janë. Ata nuk janë të shqetësuar për bythët e Evropës, janë të shqetësuar për të shpëtuar bythën e tyre, sepse futja e Shqipërisë në BE u heq shpresën e fundit për pushtet.

Next Post
I ati abuzoi me vajzën e mitur në Fier / Shteti i merr edhe 4 fëmijët, flet nëna: M’i ktheni dhe më jepni punë

I ati abuzoi me vajzën e mitur në Fier / Shteti i merr edhe 4 fëmijët, flet nëna: M’i ktheni dhe më jepni punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In