• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Nuk jam Papë’/ Si policia belge ra në gjurmët e Aldo Gjinit nga portofoli i humbur

by Java News
16/11/2023 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një gjykatë të qarkut të Luksemburgut ka nisur gjyqi për Aldo Gjinin, emri i të cilit ka qenë në top listën e personave më të kërkuar të Europol deri në momentin e arrestimit në 2021.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje për një ngjarje të ndodhur në 24 nëntor 2020 në Remich, Luksemburg pasi qëlloi me pistoletë një shqiptar duke i dëmtuar të dyja këmbët.

Ndërkohë Gjini kërkohet në Shqipëri për një tjetër ngjarje. Në 24 korrik 2021 plagosi me armë në Tiranë, Altin Gjokën 32-vjeç dhe Jetmir Marashin 28-vjeç. Në dhomën e 12-të penale të gjykatës së qarkut të Luksemburgut para gjykatësit Gjini ka mohuar të ketë dashur të vrasë por është përpjekur të vetëmbrohet.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku Aldo Gjini kishte shkuar me 3 vajza. Sherri ka vijuar në rrugë ku dhe ka pasur të shtëna me armë. Avokati pretendon se Aldo Gjini ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u gjend përpara disa persona me thika dhe shkopinj të cilët e kanë qëlluar.

Portofoli që tradhëtoi Aldon

Pas hetimeve policia arriti të binte në gjurmët e Aldos, i cili para se të ndodhte ngjarja kishte raportuar në polici se kishte humbur portofolin. Fotoja në pasaportën e tij ngjasonte me përshkrimin e dëshmitarëve për autorin si dhe me personin që e kishin kapur kamerat e sigurisë.

Një dëshmitar e kishte identifikuar përmes një fotografie por ndërkohë që Aldo Gjini kishte arritur të largohej në Shqipëri.

Një email anonim që iu dërgua policisë së Belgjikës e ndihmoi atë të gjejë armën, një pistoletë Glock në apartamentin e Brukselit. Gjurmët e tij të AND-së u gjetën në një nga gëzhojat e gjetura në Remich.

Në banesën e tij në Bruksel u gjetën edhe municione të së njëjtës markë, automatikë, një revole dhe dokumente në emër të Aldos.

Aldo nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Në Gjermani dhe në Shqipëri ai akuzohet për trafik droge ndërsa nga policia holandeze për pastrim parash.

Vetë Adlo ka pranuar të martën: “se nuk ishte papë’ dhe se kishte pasur probleme me ligjin që në moshën 18 vjeçare, citojnë mediat belge.

Ai ishte përfshirë në top listën e personave më të kërkuar të policisë evropiane pasi u arratis në vendin e tij për në Bruksel. Ai u arrestua më 11 dhjetor 2021 në Bruksel dhe u vendos në paraburgim më 17 mars 2022 pasi u ekstradua në Luksemburg.

Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje.

/f.s

Next Post
Duke pritur masën e sigurisë, publikohet foto e Vangjush Dakos në gjyq

Vangjush Dako nuk i shpëton burgut, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
Fituesja e “BBVA5” kritikon Brikenën: Nëse aspiron moderimin, duhet të studiosh fushën

Fituesja e BBVA5 kritikon Brikenën: Nëse aspiron moderimin, duhet të studiosh fushën

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com