• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

by A R
25/05/2026 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias në Tiranë, teksa Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE, për gazetarin Mentor Nazarko është parë si një lloj presioni nga shteti helen. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai thotë se çështja mes dy palëve ka ngelur në atë që duhet të jetë teksti i përbashkët.

“Në prag të integrimit europian të Shqipërisë, Greqia ka hapësirë më të madhe për të ushtruar presion dhe jo thjesht Dendias i cili ka qenë ministër i jashtëm ku në 2020-n dy vendet nëpërmjet Dendias dhe Ramës vendosin ta çojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, por mbas tij do të vijë dhe ministri i jashtëm grek. Pra kjo kohë e integrimit, është dritare ku Greqia mund të ushtrojë maksimumin e presionit ndaj nesh. Çështja e detit është përkufizimi i shelfit kontinental dhe i hapësirës ekonomike ekskluzive. Janë dy çështjet më të rëndësishme që lidhen me përkufizimin e atyre hapësirave të përbashkëta. Nuk mendoj saktësisht që kjo çështje u diskutua tani sepse ai është ministër mbrojtje dhe tek çështja mes dy palëve ka ngelur në atë që duhet të jetë teksti i përbashkët, me të cilën ose veç e veç ministri i jashtëm tha para pak ditësh, që mund të shkohet edhe me dy çështje veç e veç pra gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë të investohet nga të dy vendet veç e veç. ndoshta Dendias ka ardhur në këtë dritare të ngushtë kohore për të ushtruar maksimumin e presionit për të zgjidhur këtë dilemë, por jo për tekstin sepse teksti nënkupton një ekspertizë të madhe që Shqipëria nuk e ka. Mediat greke kanë nënvizuar që Shqipëria nuk e ka. Greqia thotë do t’ia jap unë. Po në fakt nuk është mirë që ta marrim nga Greqia këtë ekspertizë”, u shpreh Nazarko.

Sipas tij se negociatat mes dy vendeve kishin shkuar drejt një kompromisi edhe përpara se të shprehej Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

“Dhe jemi në fazën pra që ne po ja besojmë një pale të tretë. Tani këtu duhet të ndërlidhem me diçka që çështjen për t’ia drejtuar një pale të tretë në fakt ose e ka parapëlqyer dhe zoti Berisha. Edhe përpara se të shprehet Gjykata Kushtetuese, ka thënë që ndoshta është më mirë t’i drejtohemi një pale të tretë. Për hir të vërtetës duhet saktësuar dhe që negociatat me qeverinë e majtë ishin drejt arritjes së një kompromisi në lidhje me këtë çështje, pra në çështjen e detit, të paktën në dy prej pikave që kishte shprehur gjykata kushtetuese dy pikat ishte arritur konvergjencë në të njëjtën linjë që kishte vendosur gjykata kushtetuese. Pra pala greke në palën shqiptare dhe çështja e marrëveshjes det nuk është çështje që lidhet vetëm me marrëdhënie dypalëshe. Për t’u theksuar këtu që Greqia ka një shqetësim që lidhet me Turqinë”.

Next Post
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

"Fishekzjarret i hodhi Rama..."/ Salianji për "zgjedhjet" në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim!

Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim!

October 28, 2026
Dhuna në protestën e djeshme, Policia e Shtetit bën bilancin: 55 persona të arrestuar dhe 98 të proceduar penalisht!

Gazetari denoncon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën! Nuk do heshtim

October 28, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

October 28, 2026
“Kam fëmijën 12-vjeç, ka nevojë për mua”- Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt që u vra nga kunati, kundërshton paraburgimin!

“Kam fëmijën 12-vjeç, ka nevojë për mua”- Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt që u vra nga kunati, kundërshton paraburgimin!

October 28, 2026
BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë

BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë

October 28, 2026
Irani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi, i konfiskon edhe pasurinë!

Irani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi, i konfiskon edhe pasurinë!

October 28, 2026
“Anëtarësimi në BE, objekt strategjik kombëtar”- Balla zbardh detajet e takimit me ambasadoren e Bashkimit Evropian: Shqipëria të ruajë ritmin e negociatave!

“Anëtarësimi në BE, objekt strategjik kombëtar”- Balla zbardh detajet e takimit me ambasadoren e Bashkimit Evropian: Shqipëria të ruajë ritmin e negociatave!

October 28, 2026
I dënuar për trafik droge, sekuestrohen apartamentet e të arrestuarit në Austri

Falsifikoi dokumente noteriale në mënyrë të përsëritur për një dekadë, Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren e pandehur!

October 28, 2026
Mediat norvegjeze i drejtohen Gjykatës së Oslos kundër kompanisë Meta

Mediat norvegjeze i drejtohen Gjykatës së Oslos kundër kompanisë Meta

October 28, 2026
Ish-kandidati Flávio Bolsonaro largohet nga Brazili përmes Argjentinës drejt Miamit në SHBA! Gjykata Supreme vijon hetimet

Ish-kandidati Flávio Bolsonaro largohet nga Brazili përmes Argjentinës drejt Miamit në SHBA! Gjykata Supreme vijon hetimet

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In