Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë, duke theksuar humbjet e mëdha njerëzore që kanë pësuar të dyja palët.
Në një intervistë për median amerikane Neësmax, Trump u shpreh se Ukraina ka humbur shumë njerëz, ndërsa shtoi se edhe Rusia ka pësuar humbje, por është një vend me territor dhe popullsi të madhe.
“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë. Ukraina ka humbur shumë njerëz, edhe Rusia, por Rusia është një vend i madh”, deklaroi Trump.
Gjatë intervistës, presidenti amerikan komentoi edhe marrëdhëniet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të cilin tha se nuk është një person i lehtë për t’u përballur në bisedime.
“Nuk jam një admirues i madh i tij. Mendoj se është më e vështirë të merresh me të sesa me Vladimir Putinin”, u shpreh Trump.
The post “Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë

