Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar duke rrëzuar poshtë pretendimet për angazhimin e mercenarëve nga Serbia në protestë, për të kryer arrestime e dhunime në masë ndaj protestuesve.
Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Reagimi i Policisë së Shtetit
Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.
Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.


U bëj thirrje studentëve dhe çdokujt që është me ndërgjegje të distancohet dhe të dënojnë aktet e dhunës, dhe të bashkohen me policinë. Është e vetmja shpresë që vendi mos kalojë në luftë civile të ushqyer nga jashtë me jashtqitjet brendavendit. Ju lutem mendoni se ç’po bëni. Mos e shkatërroni të ardhmen duke dhunuar biznese private dhe institucione. Nuk duhet të jetë në mentalitetin e GEN Z dhuna dhe përçudnimi i Shqipërisë tonë.