• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk jam kundër investimit, varet si do të menaxhohet”, gazetari i NYT viziton Sazanin dhe Zvërnecin

by A R
17/06/2026 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrew Higgins i “The New York Times” viziton Vlorën, në fokus Zvërneci dhe potenciali turistik i zonës

Vlorën e ka vizituar ditën e sotme Andrew Higgins, shef i zyrës për Evropën Lindore dhe Qendrore në “The New York Times”, i cili ndodhet në Shqipëri për të ndjekur nga afër zhvillimet e fundit dhe protestat që lidhen me projektin e parashikuar në zonën e Zvërnecit.

Andrew Higgins mbulon çështje ndërkombëtare, kryesisht në Evropën Lindore, Rusi, Ukrainë, Ballkan dhe zhvillime politike rajonale.

Gjatë karrierës së tij, ai ka publikuar artikuj për ndikimin rus, luftën në Ukrainë, zhvillimet në Rumani dhe Hungari, ndërsa një prej shkrimeve të tij të njohura është edhe ai për “ushtrinë e trollëve” ruse, ku ai ishte një nga anëtarët e ekipit të gazetarëve që fituan çmimin prestigjioz Pulitzer për raportim ndërkombëtar.

Në këtë vizitë, Higgins u shoqërua drejt Zvërnecit dhe Sazanit nga kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Jugut, zoti Vasil Bedinaj, i cili, duke përfituar nga rasti  e njohu nga afër me potencialin turistik të Gjirit të Vlorës dhe të gjithë turizmit të jugut.

Intervistuesi: Si ju duket Vlora si destinacion turistik?

Gazetari i “New York Times”: Është fantastike. Ka plazhe të shkëlqyera. Gjëja e mirë është se plazhet janë me rërë, jo me gurë, gjë që është gjithmonë më mirë, sipas mendimit tim. Por është vizita ime e parë këtu në Vlorë, kështu që nuk e di sa shumë ka ndryshuar realisht. Kam qenë në Shqipëri shumë vite më parë, tre dekada më parë.

Intervistuesi: Dhe, çfarë mendoni për investimin që do të vijë në Zvërnec?

Gazetari: Nuk është se kam ndonjë mendim të veçantë për investimin.

Intervistuesi: A ishit në Zvërnec?

Gazetari: Po, isha. E vizitova.

Intervistuesi: Ju pëlqeu?

Gazetari: Po, më pëlqeu. Por varet çfarë do të bëjnë me të. Është shumë i bukur. Varet se si do të menaxhohet investimi. Nuk jam kundër tij në parim, por nuk është puna ime të kundërshtoj investimet.

Intervistuesi: Thjesht nga kurioziteti, si ka mundësi që një çështje kaq lokale, siç është investimi i Trump këtu në Shqipëri, befas bëhet lajm botëror?

Gazetari: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Dua të them, ka shumë… ka shumë akuza shumë të rënda në internet. Kështu që njerëzit i shohin ato dhe mendojnë… e dini, disa njerëz mendojnë se Zvërneci dhe Shqipëria janë në luftë civile, gjë që padyshim nuk është e vërtetë.

Intervistuesi: A është politika amerikane që po ndikon këtu?

Gazetari: Nuk mendoj se është politika amerikane. Mendoj se qytetarë amerikanë, që kanë interesa politike, po e shohin Shqipërinë si vend ku mund t’i shprehin ato interesa.

Intervistuesi: Dhe çfarë mendoni për turizmin në Shqipëri?

Gazetari: Unë kam qenë këtu 30 vite më parë dhe ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë që atëherë. Kryesisht për mirë. Kur kam qenë këtu për herë të parë, rrugët ishin të tmerrshme. Kam qenë në Veri, në Kukës atëherë, dhe rrugët ishin plot me banditë dhe shumë të rrezikshme. Ndërsa tani ka një rrugë shumë të mirë. Pra po, gjërat janë përmirësuar shumë.

Intervistuesi: Dhe tani, qëllimi i vizitës suaj këtu është turizmi apo diçka tjetër?

Gazetari: Jo, jo, nuk është turizëm. Jam këtu për të parë… isha në Tiranë për protestat dhe doja të shihja Zvërnecin dhe Sazanin.

Intervistuesi: Pra, ju jeni një autor dhe gazetar shumë i njohur i “New York Times”. Si ka mundësi që ju kanë dërguar pikërisht këtu?

Gazetari: Pse? Unë udhëtoj gjatë gjithë kohës. Unë mbuloj të gjithë rajonin, jam gjatë gjithë kohës në lëvizje. Javën e kaluar isha në Lituani, javën para saj isha në Estoni. Dhe javën tjetër do të shkoj në Serbi. Pra nuk është ndonjë gjë e veçantë realisht që vij në Shqipëri.

Intervistuesi: Disa fjalë të fundit për turizmin shqiptar dhe një mesazh për popullin shqiptar?

Gazetari: Jo. Nuk kam mesazh për popullin shqiptar. U takon atyre të vendosin të ardhmen e tyre. Por për turizmin, do ta rekomandoja Shqipërinë. Nuk është i vetmi vend i bukur në këtë rajon, por është shumë më i lirë se, për shembull, Kroacia apo Greqia.

Intervistuesi: A do të shohim një artikull për vizitën tuaj këtu?

Gazetari: Po. Po. Shpresoj që po.

Next Post
Avokati i Bajrajve reagon ndaj Koçekut: Deklaratë që përbën sulm ndaj dinjitetit, deputetja të paraqesë prova

Avokati i Bajrajve reagon ndaj Koçekut: Deklaratë që përbën sulm ndaj dinjitetit, deputetja të paraqesë prova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

September 26, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com