• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Bajrajve reagon ndaj Koçekut: Deklaratë që përbën sulm ndaj dinjitetit, deputetja të paraqesë prova

by A R
17/06/2026 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Sokol Tahiraj ka reaguar publikisht pas deklaratave të bëra nga deputetja Marjana Koçeku, e cila përmes një reagimi në rrjete sociale pretendon se ajo dhe familja e saj janë kërcënuar nga Bajrat.

Në një deklaratë për mediat, Tahiraj i cilësoi deklaratat e deputetes si të pabazuara dhe denigruese, duke theksuar se ato cenojnë dinjitetin dhe prezumimin e pafajësisë.

Sipas tij, në një shtet të së drejtës askush nuk mund të shpallet fajtor publikisht pa vendim gjykate dhe çdo pretendim për përgjegjësi penale duhet të vërtetohet vetëm nga organet e drejtësisë.

“Deklaratat e deputetes cenojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, të garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut,” thuhet në reagim.

Tahiraj shton se gjuha e përdorur në deklaratën publike nuk kontribuon në debat demokratik, por sipas tij krijon tension dhe paragjykim ndaj personave të përmendur.

Ai bëri të ditur gjithashtu se po shqyrtohen të gjitha mjetet ligjore për mbrojtjen e klientëve, përfshirë edhe kallëzime të mundshme ndaj çdo deklarate që konsiderohet shpifëse apo cënuese.

Në fund të reagimit, avokati i bëri thirrje deputetes Koçeku që, nëse disponon prova, t’i paraqesë ato pranë institucioneve përkatëse dhe jo në rrjete sociale.

Klientët e përfaqësuar prej tij, sipas deklaratës, do të ndjekin rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

REAGON AVOKATI I BAJRAVE, AVOKAT SOKOL TAHIRAJ:

Në lidhje me deklaratat e bëra publikisht nga deputetja Marjana Koçeku, të cilat përmendin klientët tanë dhe i referohen atyre me etiketime denigruese e paragjykuese, ndjejmë detyrimin të sqarojmë opinionin publik se këto deklarata janë të pabazuara në prova dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj dinjitetit, reputacionit dhe të drejtave themelore të personave që ne përfaqësojmë.

Në një shtet të së drejtës, askush nuk mund të shpallet fajtor apo të etiketohet publikisht mbi bazën e deklaratave politike, perceptimeve personale apo insinuatave mediatike. Çdo pretendim për përgjegjësi penale duhet të mbështetet në prova dhe të vlerësohet vetëm nga organet kompetente të drejtësisë, e jo nga deklarata publike me karakter denigrues.

Deklaratat e deputetes, të cilat përmendin klientët tanë në një kontekst kërcënues dhe stigmatizues, cenojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për më tepër, gjuha e përdorur në reagimin e saj publik nuk kontribuon në debatin demokratik dhe as në informimin e publikut, por krijon një klimë tensioni dhe paragjykimi ndaj personave të përmendur, duke synuar dëmtimin e reputacionit të tyre dhe të familjeve të tyre.

Për këto arsye, po shqyrtojmë me seriozitet të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e interesave të klientëve tanë, përfshirë kallëzimet pranë organeve kompetente dhe ndjekjen e procedurave ligjore për çdo deklaratë që rezulton e pavërtetë, shpifëse apo cënuese të të drejtave të tyre.

Ftojmë zonjën Koçeku që, nëse disponon prova konkrete për çdo pretendim të bërë publikisht, t’i paraqesë ato pranë institucioneve përgjegjëse sipas ligjit dhe jo të zhvillojë gjyqe publike në media apo rrjete sociale.

Klientët tanë do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre me mjetet që garanton ligji, ndërsa ne, si përfaqësues ligjorë, do të reagojmë ndaj çdo përpjekjeje për t’i dëmtuar ata përmes deklaratave të pabazuara dhe denigruese.

Next Post
Zbulohet dokumenti, ja bisedimet e fshehta të ‘Ballistëve’ me grekët

Kur Brukseli lexohet sipas qejfit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com