• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk i stërvis ndonjëherë lojtarët për penallti”

by Java News
03/07/2016 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadra që fiton nuk ndryshon. Po flasim për Islandën, jo për Francën e Deshampit që është në dyshime të mëdha për modulin me të cilin duhet të zbresë sot në fushë përballë skuadrës që askush nuk e priste në çerekfinalet e Europianit.

Trajneri i Frances, Deshamp

Fajin për këtë e kanë edhe mungesat: në mbrojtje nuk është Rami, i skualifikuar dhe as Kante në mesfushë. Kështu që trajneri francez duhet të vendosë t’i besojë 4-3-3 të zakonshëm apo të hedhë në fushë një 4-2-3-1 që i lejoi të përmbyste Irlandën në 1/8-at. Por, ai nuk e përjashton as një 4-4-2, ndonëse në fushë do ishin të njëjtët titullarë.

Rreziqet – “Kam variante të ndryshme në mendje, – shpjegon Deshamp në konferencë, duke shmangur të tregojë diçka më tepër. Dhe mund të ndryshoj më shumë se në të shkuarën, sepse gjatë turneut duhet të dish të përmirësohesh, duke besuar te lojtarë që mund të nisen nga stoli për të krijuar rreziqe”.

Këto ditët e fundit Franca ka blinduar stërvitjet, duke shmangur përhapjen e lajmeve siç ishte ajo në 1/8-at kundër Irlandës, ku u zbulua se Pogba ishte zhvendosur në të djathtë, një eksperiment që dështoi në pjesën e parë dhe që e bindën Deshampin ta rikthente juventinin në qendër së bashku me Matuidinë në pjesën e dytë.

Në atë fraksion loje, Grizman përmbysi rezultatin. Dhe tani mediat franceze këmbëngulin që të luhet me të njëjtin modul fitues dhe këtë nuk e përjashton as tekniku që mund të rreshtojë edhe një klasike 4-4-2 me Pajenë dhe Komanin në krahë.

Forca – Por ndaj Islandës nuk do shërbejë vetëm taktika, por edhe forca fizike dhe psikologjike. Edhe pse skuadra e Lagerbakut vjen në sfidën e San Denisë pa stresin e presionit.

“Kanë ardhur në çerekfinale me meritë, lojtarët e mi janë plotësisht të ndërgjegjshëm për këtë. Duhet të bëjmë kujdes nga topat e tyre të gjatë.

Topat e gjatë nga 35-40 metra janë si goditje dënimi për ta dhe duhet t’i ndalim. Por ata janë të aftë të luajnë edhe me topin në tokë. Islanda meritoi ta mundte Anglinë. Penalltitë?! Unë s’i stërvit kurrë lojtarët për penallti.

Disa mund të qëndrojnë pas stërvitjes dhe t’i praktikojnë, por për qejf. Sepse unë nuk e stërvit kurrë skuadrën për to”, theksoi Deshamp./Panorama/a.k

Next Post

Rruga e Kombit edhe sivjet pa pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In