• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk i keni dëgjuar ndonjëherë… 7 teoritë më të çuditshme në botë

by Java News
03/08/2016 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkenca ka reputacionin e të qenit logjike dhe racionale. Por, S.D. Tucker në librin e tij të ri thotë se kjo nuk vlen gjithmonë, duke përmendur disa nga teoritë më çuditshme shkencore të historisë të cilat Telegrafi do t’i sjell më poshtë
1. Zanat darviniste

Më 1913, një klerik anglez i quajtur Charles Webster Leadbeater (1854-1934), ka botuar librin “Ana fshehur të gjërave” ku mundohet të krijojë një degë krejt të re të pemës së evolucionit… për zanat.

Por, meqë zanat janë krijesa imagjinatave, ai ka dhënë teoritë e tij se si janë zhvilluar, por megjithatë nuk e dha asnjë provë të “hulumtimeve” të tij.

2. Mjekësia naziste

Nazistët kanë kryer shumë eksperimente të tmerrshme ,e disa më të çuditshmet janë kryer nga Sigmund Rascher (1909-1945).

Një nga eksperimentet më të pazakonta të tij ndërlidhej me ngrirjen. Për të ditur se si duhet të trajtohen pilotët në lartësi të mëdha e me presion të ulët në Detin e Veriut, si dhe ushtarët gjermanë në Frontin Lindor, ai detyroi të burgosurit të rrinin lakuriq për 14 orë në të ftohtin e dimrit, ose duke i zhytur në rezervuarët e ujit të akullt. Pastaj, u përpoq t’i kthente nga pavetëdija duke i vënë në banjo të ngrohta.

Shefi i SS-ve, Heinrich Himmler, kishte një sugjerim tjetër: gratë e peshkatarëve të Detit të Veriut i shpëtonin burrat e fundosur duke i dërguar në shtrat dhe duke përdorur “ngrohtësinë e kafshëve” mbi ta. Për të testuar këtë teori, Rascher solli gratë rome nga Ravensbruku, i zhveshi dhe pastaj i detyroi viktimat e hipotermisë të qëndrojnë në një lloj sandviçi njerëzor mes tyre. Por, megjithatë u vërtetua se ujë i ngrohtë ishte një alternativë më efektive.

Mizoritë e tij ishin të pabesueshme, ndërsa ai njihej edhe për rrëmbim të foshnjave për të gënjyer se ka shtuar moshën riprodhuese të femrave, përfshirë gjoja gruan e tij që lindi tre fëmijë në moshën gati 50-vjeçare. Himmleri i përdori fotot për qëllime propaganduese, por kur kuptoi gënjeshtrën, mjeku mizor u fut vet në kampin Dachau ku kryente eksperimente dhe u ekzekutua, transmeton Telegrafi.

3. Kripa, sekreti i jetës

LEXO EDHE
Viktimat e Nices nuk vdiqën nga shtypja e kamionit, por nga diçka tjetër… (Foto +16)
Homeopati amerikan, Charles Wentworth Littlefield (1859-1945), ka pohuar se e ka zbuluar sekretin e jetës.

Kur pacientët shkonin tek ai, Littlefield recitonte një lutje të shkurtër për t’i ndihmuar. Një ditë merr një mostër (nga një pacient) të kripës organike që ndihmon koagulimin dhe u lut duke menduar për një pulë. Pastaj, në mikroskop tha se ka parë se si formacioni i kripës kristalore i ngjante pulës që e mendonte.

Duke besuar se ishte telepatik, në vitin 1919 botoi një libër ku thotë se duke u përqendruar në grumbuj kripe, ato formonin shtazë të tilla si gaforret, majmunë, peshq dhe madje edhe njerëz. Shumica e tyre nuk ishin gjalla, me përjashtim të oktopodi mikroskopik. Ndaj, ai tha se jeta në Tokë nisi nga oktopodi që u formua rastësisht nga kripa psikike!

4. Mollët kanë ndjenja

Dramaturgu i njohur suedez, August Strindberg (1849-1912), nuk ishte shkencëtar, por besonte se ishte. Ai madje një kohë ka thënë se bimët kanë sistem nervor!

Për ta vërtetuar këtë, mbante një shiringë në xhepin e tij të cilën gjatë ecjeve të mëngjesit e injektonte në bimë të ndryshme me morfinë, për të parë nëse ato ‘drogohen’. Duke e bërë këtë tek një mollë, u arrestua. Atëherë dramaturgu i madh tha fjalinë që e liroi: ai ishte një i pafajshëm i çuditshëm, e jo helmues frutash!

5. Tung, Homunculus

Homunculusi është një lloj i “njeriut të vogël” artificial që thuhet se është rritur në laboratorët e alkimistëve të vjetër. Këtë e tha Paracelsus (1493-1541), një mjek, kimist, astrolog, mistik, pijanec, poterexhi dhe alkimist gjerman. Në librin e tij “De Rerum Natura”, tha: “Lëreni spermën e burrit të dekompozohet në xham dhe mbylleni… në bajgë kali, për dyzet ditë, derisa të fillojë të jetë gjallë, të lëviz… Pas kësaj kohe do të jetë diçka si njeri, por transparent, dhe pa trup. Pas kësaj, nëse çdo ditë e ushqeni me kujdes me gjakun e… njeriut, dhe për dyzet javë të mbahet në një ngrohje konstante të bajgës së kalit, do të bëhet një i gjallë i vogël”!

Ai madje pretendoi se ka krijuar disa nga ta që ishin rreth 12 inç të gjatë!

6. Jeta e zogjve

Kryevepra e mjekut të Norfolkut, Thomas Browne (1605-1682), ishte libri i vitit 1646 “Pseudodoxia Epidemica”, një katalog masiv i gabimeve, me detajet e eksperimenteve të çuditshme që kishte bërë për t’i provuar apo hedhur poshtë, transmeton Telegrafi.

Një “gabim vulgar”, siç e quante ai, ishte të pretendimi se ta varje bilbilin në tel do ta transformonte atë në matës të saktë të drejtimit të erës. Duke e larguar nga trau ekuilibrues, ai vërejti se zogu po lëkundet s’i i teket. Duke e marrë një zog tjetër e duke lidh me të parin e duke e kthyer në drejtim tjetër, ai demonstroi se bilbili nuk ka aftësi për të treguar drejtimin e erës.

7. Bota, një teatër…!

Shkenca dhe feja kanë qenë shpesh në konflikt. E, përpjekja më e veçantë për të përputhur dëshminë biblike me të vërtetat gjeologjike vjen nga zoologu Philip Gosse (1810-1888).

Gosse ishte një natyralist i respektuar dhe ekspert i gjenitaleve të fluturave (e çuditshme, por e vërtetë). Më 1857, në librin “Omphalos” thotë se të gjitha fosilet dhe karakteristikat gjeologjike janë vënë nga Zoti për të testuar fenë tonë. Eshtrat e kafshëve të zhdukura, mbetjet e vullkaneve, shenjat përrallore në peizazhe… janë formuar që planeti të jetë më ‘real’. Ashtu siç një skenograf mund të vë ushqimin e pjatat në tavolinë në skenë nga një vakt që nuk ishte për të mos thyer iluzionin e realitetit për publikun e teatrit, kështu Zoti ka lënë mbetje të fosilizuara – si të mamutëve që kurrë nuk kanë ekzistuar apo të dinozaurëve! /Telegrafi/

Next Post

Aksidenti tragjik në Velipojë/ Zbulohet emri i italianit të dytë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In