• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk hyri në garë për të qenë deputete, por që mandati të mos..”/ Lapaj: Ana Dajko do të flasë nëpërmjet akteve në Parlament

by Os De
17/09/2025 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në A2 Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN, kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, hodhi akuza të forta ndaj sistemit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një mekanizëm me “dy standarde”. 

Lapaj kujtoi se para zgjedhjeve subjekti i tij politik kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj shumë forcave të tjera, duke hyrë në proces me lista të hapura dhe duke vendosur edhe kandidatë fiktivë, në mënyrë që qytetarët të kishin zgjedhje reale. Sipas tij, kjo strategji u përkrah nga mbi 64 mijë votues, çka e bëri lëvizjen një nga forcat më domethënëse antisistem në vend. 

Megjithatë, pas zgjedhjeve, sipas Lapajt, marrëveshja e bërë me qytetarët nuk u respektua. “Ky është një sistem që nuk të lë të garosh. Madje, edhe kur përpiqesh të garosh, përdoren mjete deri tek tradhtia mes aleatëve për të zhbërë konceptin e garës”, tha ai. 

Lapaj theksoi se ndërsa për Partinë Socialdemokrate u zbatua rregulli i listës së hapur, për lëvizjen e tij kjo nuk ndodhi, pasi një nga anëtarët e koalicionit prishi marrëveshjen, shkruan A2 CNN. 

Duke iu referuar deputetes Ana Dajko, Lapaj deklaroi se prania e saj në Kuvend nuk do të jetë në formën klasike të një deputeteje që përfshihet në debate politike, por si një përfaqësim juridik i qytetarëve. “Zonja Dajko nuk hyri në garë për të qenë deputete. Ajo është aty që mandati të mos humbasë dhe që vota e 80 mijë qytetarëve të mos mbetet pa përfaqësim. Ajo do të flasë përmes akteve dhe shkresave ligjore, duke depozituar projektligje që adresojnë problemet e qytetarëve”, tha ai. 

Sipas Lapajt, një ekip juristësh i angazhuar në këtë projekt do të punojë për të ofruar zgjidhje konkrete ligjore, ndërsa përplasjet politike me kryeministrin Rama “nuk janë prioritet”. 

 

Next Post
Sulmi ndaj News24, Adriatik Lapaj: Qasje e dhunshme ndaj një televizioni që ka qenë dritare për mendimin ndryshe!

Lapaj: Si do garojmë për Bashkinë e Tiranës? Publike e bëjmë kur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In