Nga Rudina Xhunga
Pas viteve 1990 shumëçka u shkatërrua, ndërmarrje të tëra. Është e qartë që industria shqiptare nuk degradoi, por ajo u shit për skrap sepse degradoi politika. Njerëz të caktuar u paguan që Shqipëria të humbiste gjithçka kishte dhe të kthehej në një vend siç është sot, në dorë të gjithkujt.
Kjo duhet të jetë e qartë, që sapo të shikoni në një medie, që Bankers ka bërë këtë dhuratë, apo Kurum ka dhënë disa xhingla në një fshat tjetër, kini parasysh që media është paguar, me qëllim krijimin e një imazhi pozitiv për këto kompani. Të cilat në fakt përveçse fusin para në xhepat e tyre, nuk dihet se çfarë të mire i sjellin vendit.
Sot nuk mund të mendojmë vetëm për grilat e shtëpisë sonë, duhet të mendojmë edhe për oborrin. Në vendin tonë ka para, zot i të cilave je dhe ti, jemi të gjithë aksionerë në pasurinë kombëtare. Është kohë e artë tani, ndërsa kemi sytë te SPAK, të mendojmë për drejtësinë e cila funksionon që nga gjërat e vogla deri te të mëdhatë.
Ndaj unë mendoj që sot është momenti më shumë se kurrë të flitet, të tregohet, kush na e ka vjedhur pasurinë e prindërve tanë, pasurinë tonë, te vendit tonë. Ka ardhur koha të mendojmë më shumë për atë që na përket të gjithëve. Dhe këtë mund ta bëjmë duke folur. Shumë kush ka pasur indiferencë, por sot janë shtuar njerëzit që dëgjojnë, dhe ata që flasin.
Deri tani në emër te dekomunistizimit ka qenë e ndaluar të flitet për pasurinë kombëtare. Njerëzit kanë pasur turp e frikë, të pranojnë se prindërit e tyre kanë ndërtuar dhe kanë kontribuuar në pasurinë kombëtare.
Është e pafalshme që sot të punohet për një pagë 30 mijë lekë. Por nëse nuk flasim dhe të tregojmë se çfarë na kanë vjedhur, kush na e ka marrë, ata do të vazhdojnë të jenë heronjtë dhe ne skllevërit modernë. Por duke folur ne shtohemi dhe duke u shtuar, frikësojmë ata që na vjedhin. Ndaj je i ftuar të flasësh në Dritare TV dhe të tregosh për historinë e prindërve të tu.
Të shkuarës, që iku tashmë, (siç edhe u tha sot në Malin e Zi, nga dy Kryeministrat, Rama i jonë dhe krutani Abaz(oviç) i tyre); nuk kemi çfarë ti bëjmë.
Poooor, ne sot, kemi detyrë, ti çojmë para drejtësisë, ata -përgjegjesit, Sali Berishë dhe Ilir Metaj (apo kushdo qoftë tjetër) që e prunë këtë vënd në jëtë gjëndje.
Prandaj, u bëj thirrje, toskë e gegë, të bëjmë të pamundurën – të mundur, që DY KOKAT kryesorë të vjedhjes, grabitjes dhe vrasjeve në këtë tokë, të japin llogari para gjykates për krimet që i kanë bërë këtijë populli e kesaje toke.