• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është turp të kesh ndërtuar në socializëm, por të vjedhësh në demokraci!

by Rudina Xhunga
27/02/2023 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Pas viteve 1990 shumëçka u shkatërrua, ndërmarrje të tëra. Është e qartë që industria shqiptare nuk degradoi, por ajo u shit për skrap sepse degradoi politika. Njerëz të caktuar u paguan që Shqipëria të humbiste gjithçka kishte dhe të kthehej në një vend siç është sot, në dorë të gjithkujt.

Por përveç shkatërrimit të pasurisë kombëtare, e cila është e dënueshme penalisht, ka ndodhur diçka tjetër po ashtu e dënueshme penalisht. Kontratat abuzive me ata që po shfrytëzojnë prej kohësh tashmë, pasuritë tona kombëtare. Për shembull njerëz që kanë punuar me naftën, të tregojnë se ajo që po ndodh tani me Bankers, është e padrejtë. Dhe kjo kuptohet kur sado pak përmendet nafta, Bankers në gazeta të veçanta sponsorizon shkrime ku thuhet drejtori aktual ka bërë dhurata të caktuara për një shkollë në një fshat.

Kjo duhet të jetë e qartë, që sapo të shikoni në një medie, që Bankers ka bërë këtë dhuratë, apo Kurum ka dhënë disa xhingla në një fshat tjetër, kini parasysh që media është paguar, me qëllim krijimin e një imazhi pozitiv për këto kompani. Të cilat në fakt përveçse fusin para në xhepat e tyre, nuk dihet se çfarë të mire i sjellin vendit.

Sot nuk mund të mendojmë vetëm për grilat e shtëpisë sonë, duhet të mendojmë edhe për oborrin. Në vendin tonë ka para, zot i të cilave je dhe ti, jemi të gjithë aksionerë në pasurinë kombëtare. Është kohë e artë tani, ndërsa kemi sytë te SPAK, të mendojmë për drejtësinë e cila funksionon që nga gjërat e vogla deri te të mëdhatë.

Ndaj unë mendoj që sot është momenti më shumë se kurrë të flitet, të tregohet, kush na e ka vjedhur pasurinë e prindërve tanë, pasurinë tonë, te vendit tonë. Ka ardhur koha të mendojmë më shumë për atë që na përket të gjithëve. Dhe këtë mund ta bëjmë duke folur. Shumë kush ka pasur indiferencë, por sot janë shtuar njerëzit që dëgjojnë, dhe ata që flasin.

Deri tani në emër te dekomunistizimit ka qenë e ndaluar të flitet për pasurinë kombëtare. Njerëzit kanë pasur turp e frikë, të pranojnë se prindërit e tyre kanë ndërtuar dhe kanë kontribuuar në pasurinë kombëtare.

Është e pafalshme që sot të punohet për një pagë 30 mijë lekë. Por nëse nuk flasim dhe të tregojmë se çfarë na kanë vjedhur, kush na e ka marrë, ata do të vazhdojnë të jenë heronjtë dhe ne skllevërit modernë. Por duke folur ne shtohemi dhe duke u shtuar, frikësojmë ata që na vjedhin. Ndaj je i ftuar të flasësh në Dritare TV dhe të tregosh për historinë e prindërve të tu.

Next Post
Sabiani e quajti Kristin “Çapaçul”, reagon Robert Aliaj: T’i ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta, nivel mjeran

Sabiani e quajti Kristin "Çapaçul", reagon Robert Aliaj: T'i ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta, nivel mjeran

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Të shkuarës, që iku tashmë, (siç edhe u tha sot në Malin e Zi, nga dy Kryeministrat, Rama i jonë dhe krutani Abaz(oviç) i tyre); nuk kemi çfarë ti bëjmë.
    Poooor, ne sot, kemi detyrë, ti çojmë para drejtësisë, ata -përgjegjesit, Sali Berishë dhe Ilir Metaj (apo kushdo qoftë tjetër) që e prunë këtë vënd në jëtë gjëndje.
    Prandaj, u bëj thirrje, toskë e gegë, të bëjmë të pamundurën – të mundur, që DY KOKAT kryesorë të vjedhjes, grabitjes dhe vrasjeve në këtë tokë, të japin llogari para gjykates për krimet që i kanë bërë këtijë populli e kesaje toke.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In