• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është Rama autori i skenarit të GRUSHTIT

by Java News
07/12/2022 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nikoll Lesi

Ajo që ndodhi dje me Berishën është kriminale dhe e patolerueshme. Dhe realisht Berisha nuk do të fali!

Ishte gjak në publik dhe gjaku, ndonëse jemi në epokë digjitale, akoma nuk falet në Veri.

Saliu është një verior i thekur dhe i mbrujtur me motive patriotike. Kushdo që thotë se e bën për politikë dhe pushtet kur flet për traditën, kulturën e vendit dhe kombin, e ka gabim. Saliu është Sali dhe nuk ndryshon në këtë pikë.

Ndaj kam frikë se shërbime intelegjente të huaja të faktorit të tretë që duan një Ballkan të trazuar e kanë realizuar aktin e djeshëm, duke përdorur njerëzit e tyre, të cilët nuk janë të paktë në Tiranë. Edhe me donacione apo biznese ilegale, ku nuk përjashtohen edhe grupe kriminale të sofistikuara të kokainës.

Ai GRUSHT dje në fytyrën e Sali Berishës nuk ka për të kaluar lehtë. Këtu do të jemi dhe do të shikojmë!

Por prapë dikush po mundohet ta adresojë pikërisht tek Edi Rama. Natyrisht që opozita do ta përdorë politikisht.

Por duke njohur mirë Edi Ramën dhe dëshirën e tij për lavdi e për të hyrë në histori, pikërisht dje, kur kishte krejt kryeministrat apo presidentët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor; ai, pra Edi Rama e donte krejt vëmendjen te vetja. E donte të ishte kryelajm europian dhe natyrisht në Shqipëri të ishte Ai, lajmi.

Sidomos në darkë në të gjitha kanalet televizive. Por siç ndodhi të gjitha stacionet televizive nuk u morën mbrëmë me Samitin historik të BE në Tiranë, por me GRUSHTIN mbi fytyrën e Sali Berishës. E kështu duhej të ishte!

Ishte goditur kryetari i PD, lideri i opozitës, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Dje ky ishte KRYELAJMI në Tiranë. Por jo vetëm në kryeqytetin tonë, por edhe mediat ndërkombëtare e bënë lajm nga Tirana.

Turravrapi për të vendosur gishtin tregues mbi Edi Ramën, tamam dje kur ai donte LAVDINË, me bën të besoj se vetëm kryeministri Rama nuk ka gisht në këtë goditje.

Natyrisht nxitimi i Policisë së Shtetit dhe aktorëve të tjerë mediatikë se autori ishte i çmendur dhe me kartelë të krijon një ndjesi dyshimi se dikush, mundet, edhe nga brenda vetë mazhorancës të ketë gisht që ti hiqte mundësinë e YLLIT mediatik europian, Edi Ramës.

Ose këta që nxituan gjoja t’i shërbenin kryeministrit se ishte një i çmendur autori i grushtit, me shumë i prishën punë Edi Ramës. Media të blera apo që rrinë në radhë para zgjedhjeve vendore për thesin e radhës me euro e shtuan dyshimin publik se mund të jetë edhe vetë qeveria autore e këtij skenari, pikërisht duke thënë se ishte i çmendur, kur duhet drejtësia të hetojë.

Ai që goditi kishte dhe ka probleme mendore, por nuk është nga ata të çmendur që del kot në rrugë dhe shkon e godet dikë, pra cili t’i dalë përpara.

Ai është i mirëstrukturuar nga dikush apo grupim pasi nëse u referohesh fakteve që kanë dalë deri tani, sipas Klodiana Lalës, ai (autori) i ka thënë Breçanit (ish-drejtues policie) se “kjo ishte për t’u bërë”. Apo që kamerat e kanë fiksuar edhe në oborrin e PD-së, gjithnjë sipas mediave serioze.

Pra ai edhe i “çmendur” ka qenë në mision!

Edhe grupet kriminale kur duan të godasin njeri tjetrin përdorin motorat me djem gjysëm të çmendur të cilët rrezikojnë jetën e tyre dhe qëllojnë. Kjo sepse kanë marrë premtim me euro ose gjysmën e pagesës e marrin pasi kryejnë krimin.

Duke mos hyrë në këtë gazetari investigative, ku janë profesionistë Artan Hoxha dhe Klodiana Lala, mund të them se ai nuk është i çmendur deri në atë pikë sa të kryejë një akt të tillë pa vetëdije, pasi kur duan të të shpëtojnë për të shpëtuar veten ata që e kanë organizuar, të sajojnë receta mjeksore të shkruara bukur e bindëse.

Pa e zgjatur, nisur nga gjithë çka bëri Edi Rama që ky Samit të vinte në Tiranë, që të ishte YLLI i Samitit dhe lavdia të cilën e kërkonte me muaj, nuk është autori i skenarit të goditjes se Berishës.

Por kam frikë se ai GRUSHT, edhe nëse gjenden autorët e skenarit, do të kthehet në ortekë i madh kundra kryeministrit në protestën që po përgatitet nga dyshja Berisha-Meta në ditët e ardhshme.

Tashmë GRUSHTI I Bulevardit do të kthehet në GRUSHT në kryeministri!

Next Post
Kultivonin kanabis/ Në pranga pronarja e magazinës, procedohet kunata e saj. Shpallen në kërkim bashkëshortët e tyre

Kultivonin kanabis/ Në pranga pronarja e magazinës, procedohet kunata e saj. Shpallen në kërkim bashkëshortët e tyre

Comments 1

  1. Lili says:
    3 years ago

    I dashur mik,Nikolla …Asgjë s’do të ndodhë.. Faleminderit për komentin real, konkret dhe interesat

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In