• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk është koha për party”/ Gjermania shtrëngon masat. Çfarë pritet të ndodhë pas 28 dhjetorit

by Java News
22/12/2021 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrat e 16 landeve të Gjermanisë miratuan të martën, 21.12. në një takim virtual, masa më të rrepta për kufizimin e kontakteve. Ato do të hyjnë në fuqi pas Krishtlindjeve, pra, më 28 dhjetor. Pas kësaj date nuk do të lejohen më takime me më shumë se dhjetë vetë njëherësh. Klubet dhe diskotekat do të mbyllen, ndërsa ndeshjet e futbollit dhe aktivitete të ngjashme do të bëhen pa publik. Për të pavaksinuarit janë ende në fuqi rregullat e mëparshme.

Ekspertët kërkojnë më shumë

Korona nuk bën pushime për Krishtlindje, tha Scholz teksa prezantoi masat, të martën në Berlin. Scholz tha se Gjermania e ka nën kontroll valën e katërt, por varianti Omikron, i cili mund të mbijetojë edhe te të vaksinuarit, po na çon drejt valës së re, për të cilën tani duhet të përgatitemi. “Nuk duhet dhe nuk na lejohet t’i mbyllim sytë para kësaj vale tjetër”, tha ai.

Masat e reja synojnë të reduktojnë numrin e kontakteve, sidomos për Natën e Vitit të Ri. Ato ishin sugjeruar më parë edhe nga Këshilli i Ekspertëve, që u krijua nga qeveria e re.

Vazhdon fushata e vaksinimit

Scholz tha gjithashtu se, krahas këtyre masave, do të vazhdojë edhe fushata e vaksinimit, edhe gjatë ditëve të festave dhe ndërmjet tyre. Deri në fund të janarit qeveria synon të arrijë edhe 30 milionë vaksina të reja përforcuese. Gati një e treta e popullsisë (32,6%) kanë marrë vaksinën e tretë, mbi 70% janë vaksinuar dyfish ose kanë marrë një vaksinë njëdozëshe, si Johnson & Johnson. Scholz është për ta bërë vaksinimin me detyrim për të gjithë të rriturit, por për këtë do të vendosë Bundestagu.

Landet të pakënaqura

Masat e marra të martën do të rishqyrtohen në datën 7 janar të vitit të ardhshëm, kur të mblidhet konferenca tjetër e radhës e Federatës dhe Landeve. Dy lande, Baden-Württenberg dhe Saksoni, u distancuan nga vendimi, nëpërmjet një note protokollare. Ata sikurse edhe instituti Robert Koch kërkojnë masa të menjëhershme dhe më të ashpra. /DW

g.kosovari

Next Post
Varianti i ri Omicron/ “Do dërgojmë mostrat për analizim”, Manastirliu flet për rishikimin e masave

Çfarë duhet të bëni për festa të sigurta? Ja rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In