• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk e keni zgjedhur destinacionin turistik për 2020? Lonely Planet tregon qytetet më atraktive (Foto)

by Java News
23/10/2019 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit shtëpia botuese australiane “Lonely Planet” klasifikon vendet më të rëndësishme për t’u vizituar duke u bazuar në listën redaksionale të saj. Sivjet me Salcburgun në vend të parë dhe Bonin në vend të pestë klasifikohen në listën top ten dy qytete nga hapësira gjermanofone!

“Lonely Planet” përmend si arsye jubileun e Festivalit të Salcburgut vitin e ardhshëm. Ky festival me rëndësi ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe artit skenik feston 100 vjetorin e sirrjedhojë kremtimet do tëjenë pompoze. Po ashtu qxyteti alpin u ofron vizitorëve një trashëgimi kulturore nga lista e UNESCO-s me qendrën historike barok, një kështjellë në kodër me panoramë të mrekullueshme dhe shtëpinë e lindjes së Wolfgang Amadeus Mozartit.

Pas Salcburgut renditet Uashington D.C. e papritur edhe Kairo në vendin e tretë të klasifikimit nga “Lonely Planet”. Aktualisht gjendja në Egjipt nuk është e stabilizuar. vetëm para pak ditësh një zëdhënës i parlamentit paralajmëroi qeverinë për rrezikun nga luftëtarët e huaj dhe terrori. Megjithatë kryeqyteti Kairo josh turistët me hapjen e Muzeut të ri të madh të Egjiptit vitin e ardhshëm. Në godinën pranë piramidave të Gizeh do të ekspozohen sendet nga varri i faraonit e ndoshta edhe mumja e Tutachamun-it, që ndërkohë ndodhet në Luksor.

Edhe Boni josh vitin e ardhshëm me një ofertë të jashtëzakonshme kulturore dhe për këtë arsye renditet pas Galway në brigjet perëndimore të Irlandës në vendin e pestë. “Ish-kryeqyteti i BRGJ-së u shkëput prej radarit që pas zhvendosjes së kryeqytetit të Gjermansië së bashkuar në Berlin në vitin 1999. Por më 2020, në jubileun e 250 vjeotrit të lindjes së Beethoven-it, Boni kthehet në fokus, thuhet në rekomandimin e “Lonely Planet”. Me pa të drejtë Boni ka vuajtur nën hijen e qyteteve më tërheqëse. Por pikërisht në jubileun e madh qyteti buzë Rinit, që rjedh “ëmbël ashtu si edhe simfonia e nëntë e Beethovenit”, definitivisht ia vlen të vizitohet.

“Kush shëtit në qendrën historike mesjetare me bazilikën Münster me dy kulla dhe në parkun pricëror, krijon një ide të përafërt për atmosferën romantike që ka frymëzuar dikur Beethovenin”, shkruajnë autorët e listës klasifikuese. Krahas shtëpisë së Beethovenit rekomandohet një vizitë në Shtëpinë e Historisë “Haus der Geschichte” dhe një shëtitje përmes ish-lagjes së punëtorëve në veri të qytetit. Këtu mund ta zbulosh Bonin në anën alternavië të tij.

Vendet nga pesë deri në dhjetë janë të shpërndara në tre kontinente: Krahas udhëtimit për në La Paz (Bolivi) dhe Kochi (Indi) rekomandohen edhe vizitat në qytetet Vancouver (Kanada), Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Denver (SHBA).

Next Post
FOTO/ Kush është shoferi i kamionit ku u gjetën 39 trupa të pajetë

FOTO/ Kush është shoferi i kamionit ku u gjetën 39 trupa të pajetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In