• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ “Nuk e kemi parë diellin që në shkurt”! Dalin pamjet nga fabrika e çelikut të Mariupolit ku strehohen mijëra qytetarë

by Java News
23/04/2022 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa javësh fabrika e çelikut Azovstal në qytetin rrethuar nga rusët, Mariupol është kthyer në strehë për mijëra banorë. Fabrika është bastioni i fundit i ukrainasve, ndërsa rusët bëjnë thirrje vazhdimisht për dorëzim. Në fabrikë ndodhen gjithashtu edhe ushtarët.

Në pamjet e publikuara së fundmi nga regjimenti Azov i Ukrainës supozohet se tregojnë luftëtarët duke sjellë ushqim dhe ndihma për gratë dhe fëmijët që strehohen në një nga bunkerët nëntokësorë në uzinën Azovstal, pjesa e fundit e Mariupolit që nuk është nën kontrollin rus.

Në pamje, shihen gra dhe fëmijë, në një dhomë të mbushur me njerëz. Ata thonë se tani po u mungon ushqimi dhe uji dhe luten që të evakuohen.

Një numër i të filmuarve thonë se kanë mbetur të bllokuar nën tokë për javë të tëra, ndërsa një vajzë shprehet se nuk e ka parë dritën e diellit që nga 27 shkurti, dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës.

Në muret e bunkerit shihen tabela të mëdha me bojë të kuqe që lexojnë “Fëmijë”. Një grua dëgjohet duke thënë se më shumë se 15 fëmijë, nga foshnjat tek ata të moshës 14 vjeç janë strehuar në ndërtesë.

Videoja që besohet se është filmuar më 21 prill nuk është verifikuar nga BBC. Fabrika e çelikut Azovstal, një labirint tunelesh dhe punishtesh është një vend i madh industrial në Mariupolin qendror. Është pothuajse si një qytet brenda një qyteti.

Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Këtë javë, presidenti Vladimir Putin anuloi një sulm të planifikuar rus në fabrikën e çelikut.  Marrja e portit të detit Azov është një qëllim kyç i luftës ruse. /m.j

 

Next Post
Kërkesa e Jennifer Lopez për Ben Afleck po ‘çmend’ rrjetin: Të bëjmë seks të paktën 4 herë në javë!

Kërkesa e Jennifer Lopez për Ben Afleck po 'çmend' rrjetin: Të bëjmë seks të paktën 4 herë në javë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com