• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk e ka kuptuar profesionin”, Haxhiu kundër dorëheqjes së gjyqtares nga gjyqi i Berishës pse është kushërirë e deputetes së PD

by A R
30/06/2025 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Eugen Beçi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV e justifikoi dorëheqjen e gjyqtares së posaçme Elsa Ulliri nga dosja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të rij Jamarbër Malltezi, për shkak se është kushërirë e deputetes së PD-së, Andi Ulliri. Por për analistin Baton Haxhiu, dorëheqja e gjyqtares tregon se ajo nuk e ka kuptuar profesionin, sepse ajo nuk mund t’i ikë detyrës, sepse drejtësia është profesion, si mjekësia.

Biseda

Rakipi: Gjyqtarja Elsa Ulliri ka kërkuar përjashtimin nga procesi se është kushërirë me deputeten e PD-së, Andia Ulliri. Z. Avokat a quhet ky konflikt interesi dhe çfarë ndodh me këtë akt?

Beçi: Gjyqtarja Ulliri ka treguar integritet në rastin e dorëheqjeve dhe përjashtimit që ju e quani konflikt interesi. Kodi i Procedurës Penale e ka të parashikuar në nenet 15, 16 dhe 17 dorëheqjen ku gjyqtari nëse ka shkaqe të rëndësishme dhe objektive njënashmërie dhe mund t’i lënë palët të kuptojnë se drejtësia nuk mund të jetë objektive, ka të drejtën e saj të japë dorëheqjen, që shikohet nga kryetari, në këtë rast, nënkryetari i gjykatës së posaçme që do të vlerësojë nëse është brenda rregullave dorëheqja apo jo. Gjyqtarja me të drejtë ka thënë se meqë ka lidhje të afërt me një deputete të PD-së, ka shkaqe objektive njëanshmërie dhe për këtë arsye jep dorëheqje. Deri këtu gjithçka është në rregull.

Haxhiu: Fare.

Beçi: Për atë që ju diskutuat më parë, miratimi i kësaj dorëheqjeje që mund të bëhet ose jo nga kryetari i gjykatës nuk e pengon procesin sepse derisa nuk jep kjo trupë gjyqësore vendime përfundimtare mund të vazhdojë i njëjti gjyqtar. Nuk e pengon dhe nuk ka lidhje me procesin.

Haxhiu: Avokat e kam një gjë. Si drejtësia është vetëm një profesion, asgjë tjetër. Në mjekësi p.sh. mjekut kryesor nuk i lejohet të operojë anëtarin e familjes, fëmijën dhe për të tjerat duhet ta kryejë profesionin.

Zonja Elsa nuk e ka kuptuar profesionin si duhet. Janë 120 deputetë dhe të gjithë mund të jenë në gjyq dhe proceset ndaj tyre nuk do të përfundonin asnjëherë dhe zonja Elsa e ka për dertyrë profesionin. Të refuzosh të gjykosh se një anëtar i familjes është me PD-në, kjo është të refuzosh profesionin. Ka dy referenca këtu. Një është e karrierës që zonja frikësohet se akti final i saj do të jetë që është pro dënimit, ta zëmë, dhe do të jetë referencë e keqe për karrierën e saj, atëherë do të paragjykohej se e ka një të familjes dhe ndaj ka vendosur kundër dhe e dyta ka presion dhe nuk e duron presionin. Edhe profesioni ynë është i vështirë se flasim këtu me emra të përveçëm dhe i kemi krijuar armiq kur dalim jashtë dhe nuk është mirë për ne, por e kemi detyrë publike.

Beçi: Mjekësia dhe drejtësia nuk janë matematikë, kanë interpretime. Gjyqtarja referuar nenit 17 të Procedurës Penale, gërma ë, kur ka shkaqe të arsyeshme të njëanshmërisë, jep dorëheqjen.

Next Post
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

“Partizani”, Arben Meçe: Sali Berisha përfitues i drejtpërdrejtë i kësaj afere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

December 22, 2025
VIDEO- Molotovët “ndezin” Kryeministrinë/ Pas protestës efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren 

VIDEO- Molotovët “ndezin” Kryeministrinë/ Pas protestës efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren 

December 22, 2025
Hedhja e molotovit para Kryeministrisë, një nga protestuesit në flakë. Ja momenti ( FOTO)

Hedhja e molotovit para Kryeministrisë, një nga protestuesit në flakë. Ja momenti ( FOTO)

December 22, 2025
Berisha nga selia e PD: Aksioni politik do vijojë kundër 3 institucioneve; Kryeministria, Kuvendi dhe…

Ervin Salianji mori pjesë në protestë, Berisha: Çdokush është i mirëpritur, kjo do të jetë betejë që s’do të ndalet

December 22, 2025
‘Do të shkojmë në Surrel’/ Sali Berisha: Shtëpia e Ramës një skenë krimi

‘Do të shkojmë në Surrel’/ Sali Berisha: Shtëpia e Ramës një skenë krimi

December 22, 2025
Berisha nga selia e PD: Aksioni politik do vijojë kundër 3 institucioneve; Kryeministria, Kuvendi dhe…

Berisha nga selia e PD: Aksioni politik do vijojë kundër 3 institucioneve; Kryeministria, Kuvendi dhe…

December 22, 2025
Berisha “shëtitje” deri te Kuvendi, pas bombave molotov te Kryeministria: Po u tregoj se ku do protestojmë më pas

Berisha “shëtitje” deri te Kuvendi, pas bombave molotov te Kryeministria: Po u tregoj se ku do protestojmë më pas

December 22, 2025
Dhuna e PD ndaj policisë, shoqërohet një nga militantet e Berishës

Dhuna e PD ndaj policisë, shoqërohet një nga militantet e Berishës

December 22, 2025
PAMJE TË RËNDA / Militanti i PD hedh molotov, por djeg ‘shokun e partisë’, e shpëton Policia

PAMJE TË RËNDA / Militanti i PD hedh molotov, por djeg ‘shokun e partisë’, e shpëton Policia

December 22, 2025
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Fati ‘përkëdhel’ Virgjëreshën e Bricjapin, Meri Shehu paralajmëron shenjën që do të tradhtohet

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In