• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk e di nëse bomba do bjerë mbi ty”, ukrainasja mbërrin në Tiranë dhe tregon tmerrin: Kam pritur 14 orë në këmbë…

by A R
09/03/2022 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marina Genkina, është motra e sipërmarrëses ukrainase që jeton në Shqipëri, Oksana Genkina. Ditën e djeshme, Marina ka mundur të largohet nga Ukraina së bashku me djalin e saj 12-vjeçar drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar luftës. Në një intervistë në programin “Rudina” në Tv Klan, me ndihmën e motrës së saj Oksanës që përkthen, ajo rrëfen se kanë udhëtuar për orë të tëra me tren, pa ushqim e ujë dhe të frikësuar.

Rudina Magjistari: Si ishte situata atje, si mund të na e përshkruash?

Marina Genkina: Kjo është shumë e vështirë për ta përshkruar sepse është e frikshme.  Forcat tona të armatosura janë shumë të forta dhe nuk lejojnë të hyjnë brenda qytetit. Qyteti ynë është vetëm 40 km larg Rusisë, bombardohet shumë nga ajri ndaj dhe po kërkohet që të mbyllet. Forcat janë të përgatitura, por nga ajri nuk ka si mbrohet. Kur e dëgjon që avioni vjen afër, nuk e di a do hedhë bomba mbi kokën tënde apo ndonjë tjetër.

Rudina Magjistari: Keni pasur raste, ka ndodhur që ndonjë nga të njohurit tuaj të ketë qenë shumë pranë ndonjë goditjeje apo sulmi?

Marina Genkina: Qyteti jonë është dëmtuar shumë. Si në qendër, pallatet, maternitetet, shkollat, kopshtet çdo gjë është prishur pjesërisht ose totalisht.

Rudina Magjistari: Njerëzit vazhdojnë qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por në momentin që bie sirena e alarmit fshihen në bunker?

Marina Genkina: Gati 24 orë dëgjohen bombardime, zakonisht kemi ndenjur vetëm në bodrume sepse nuk janë vetëm avionët, ka edhe nga ato që nuk mbrohesh dot.

Rudina Magjistari: Kur erdhët këtu çfarë morët me vete?

Marina Genkina: Nuk mund të merrnim rroba me vete sepse shumë njerëz kanë pasur dëshirë të ikin. Nuk kam ikur direkt me tren, kam qëndruar më shumë se 14 orë në këmbë duke pritur në radhë. Nga ora 9 e mëngjesit deri në 12 e gjysmë të natës vetëm kanë hyrë brenda në tren.

Në Ukrainë, Marina dhe Oksana kanë ende prindërit e tyre dhe vëllain, i cili është mjek në profesion. Pas 10 vitesh larg njëra-tjetrës,  motrat kanë mundur të ribashkohen, edhe pse jo për arsyen që do të dëshironin të ishte.

/a.r

Next Post
Pushtimi rus/ Zyrtarët perëndimorë të shqetësuar: Putin mund të përdorë armë kimike në Kiev, kemi…!

Pushtimi rus/ Zyrtarët perëndimorë të shqetësuar: Putin mund të përdorë armë kimike në Kiev, kemi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

October 5, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

October 5, 2026
Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

October 5, 2026
Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com