• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk duam të bëjmë Berishën kryeministër”, Këlliçi habit me deklaratën; Haxhiu: Më mirë mos ta thoje…

by A R
24/04/2025 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, “ethet” po shtohen tek partitë politike, por një gjë interesante zbulohet në emisionin “Opinion” në Tv Klan, që kryedemokrati Sali Berisha, edhe nëse fiton, nuk do të jetë ai kryeministër.

Ishte kandidati demokrat Belind Këlliçi, i cili teksa pyeste panelin nëse kanë ndonjë qëndrim për korrupsionin në vend dhe nëse kanë ndonjë pyetje për programin e Partisë Demokratike, zbuloi se Berisha nuk do jetë kryeministër edhe nëse fiton PD-ja zgjedhjet e 11 Majit.

I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu se përse Berisha nuk do jetë kryeminstër kur po bën gjithë këtë fushatë, Këlliçi u përgjigj se synimi i kryedemokratit nuk është pozita si kryeministër, por heqja nga qeveria e Edi Ramës. Sipas Këlliçit, Berisha është shprehur vetë se do jenë demokratët ata të cilët do vendosin pas fitimit të zgjedhjeve se kush do jetë kryeministri.

Këlliçi: Është interesant, janë dy gazetarë, një zonjë, e nuk dëgjojmë deri tani cfarë opinioni kanë për korrupsionin në Shqipëri. Jam kurioz. Edhe qytetari, këtu janë vjedhur 140 mln euro për një incenerator që nuk ekziston? 60 mln euro për tigrin 1 dhe 3 që nuk funksionon? Që ministrja del me rripin Hermes duke hapur vallen? A ka një qëndrim për ministrin e Brendshëm Tahiri që kanabizoi Shqipërinë? Ju a keni qëndrim për një kryeministër që ka bërë fije për pe hapat për autokratizëm? Gjysmën e listës së Durrësit e ka në burg sot. Po thuhen për problemet e PD, e nuk flitet për ku kemi arritur. A ka ndonjë pyetje për programin e PD? A ka ndonjë mangësi?

Unë e di për Betonin nuk do rritëm kurrë politikisht, se ka bindjet e tij politike. Unë flas për qytetarët, penionistët që e kanë pensionin 70 mijë lekë të vjetra. Ka nëj gjë të mirë kjo fushatë, Edi Rama është detyruar të kopjojë dy premtime të PD, minimum jetik 200 euro dhe paga minimale 500 euro, edhe t’i hedhi dhe ai në fushatë.  6 muajmë përpara Berisha i ka premtuar këto, i ka bërë publike, ndërkohë që ishte ende në arrest. Pra të themi disa të vërteta. Berisha zotëri, meqe e ke merak Berishën, nuk është në garë, e po ta them dhe unë, nuk jemi në garë që të bëhet Berisha kryeministër. Ka kryer Berisha “legacy” të vet, President, kryeministër, kryetar opozit, gjithçka…

Fevziu: Si, si? Si ishte kjo që the?

Këlliçi: Nuk jemi në garë më 11 Maj që të bëhet Berisha kryeministër.

Fevziu: Por po fitoi PD kush do bëhet kryeministër?

Këlliçi: E vendosin vetë demokratët, e ka thënë Berisha. Berisha ka një mision dhe rrethanat historike, rrethanat politike, e detyroi Berishen të rikthehej, të merrte të bashkonte PD, për të larguar këtë model qeverisje. Berisha nuk është këtu për karrierë personale, nuk është këtu për ego, nuk ëhstë këtu për ambicie. Berisha të gjitha gjërat në historinë e këtij vendi, Berisha i ka bërë.

Fevziu: Kjo deklarata, është deklaratë tamam apo opinion i yti?

Këlliçi: Kjo deklaratë, është deklaratë e Belind Këlliçit, drejtuesit politik të qarkut Tiranë.

Haxhiu: Më mirë mos ta kishe thënë fare.

Next Post
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Haxhiu: Shqipëria Madhështore nuk do aksesorë, do strukturë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    E bete,se bete k/minister,ju jeni te vdekur,bashke me monstren e vicidolit,ju ndytsirat qe i shkoni mbase,nji plakut mashtrues.Ju jeni po aq te pa vlere,sa vete monstra e vicidolit,ju keni humbur cdo gje per nji karrige deputeti.Te rroni vete,edhe ne kto zgjedhje te 11 mait,mendoni per zgjedhjet e 2029,ndoshta atehere monstra do jete ne ferre,ne boten tjeter.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In