• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk dua t’i gënjej demokratët siç po i gënjen lidershipi PD-së”

by A R
27/08/2021 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mark Marku nuk do të jetë deputet i Kuvendit të ri dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të PD-së. Dorëheqja e fortë lajmërohet sot në një shkrim për “Panorama”. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku është tejet i qartë në arsyet e dorëheqjes, që kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës.

Ai sqaron “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.

“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.

Pjesë nga shkrimi i Mark Markut, ku lajmëron dorëheqjen:

Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë.

E ndërmarr këtë hap si shenjë përgjegjësie për ata mijëra lezhjanë, mirditorë, kurbinas, që na mbështetën dhe që i rezistuan agresionit më të madh elektoral që kishin parë ndonjëherë dhe që, përkundër kësaj, bashkërisht realizuam fitoren më të madhe historike elektorale në Qarkun e Lezhës.

Sot, ata janë nën agresionin e pushtetit, janë duke bërë gati plaçkat për të ikur nga sytë këmbët, janë të dëshpëruar dhe të pashpresë. Por mbi të gjitha janë të gënjyer. Unë nuk dua t’i gënjej ata siç po i gënjen lidershipi PD-së.

Po ju them hapur se ndërsa ata janë të braktisur në fatet e tyre, lidershipi i PD-së po bjerr kohën në rutinë zgjedhjesh për poste të kota strukturash të një partie që, kështu si po vepron, po e errëson gjithnjë e më shumë perspektivën e ardhjes në pushtet.

E bëj këtë akt, që është më tepër një gjest sesa një sakrificë, për të treguar se dikush duhet dhe mund të reagojë kundër shndërrimit të PD-së në një parti dekori të një sistemi të degraduar, për të treguar se jo kushdo mund të bëhet dekor i një elite të paaftë partiake, që është e aftë vetëm për të mbrojtur interesat vetjake.

E bëj këtë për të dhënë një mesazh alarmi, të cilin ndokush mund ta dëgjojë dhe rrjedhimisht edhe ta bëjë të reflektojë. E konsideroj politikën dhe të qenit deputet si angazhim dhe jo si punë.

E konsideroj politikën dhe të qenit deputet si angazhim dhe jo si punë. Për të qenë i lirë, i pakushtëzuar dhe i pakompromentuar në opozitarizmin tim vetjak, nuk do të jem as pjesë e Këshillit kombëtar dhe as deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe do t’i drejtohem Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procedurat formale të sanksionimit të vendimit tim.

Kështu, mes qëndrimit në PD, ku për shkak të përgjegjësisë dhe natyrës sime kritike do të detyrohem të jem më shumë i angazhuar në opozitarizmin brenda PD-së dhe daljes jashtë kësaj partie për të bërë opozitën e pushtetit, po zgjedh këtë të fundit: opozitën ndaj pushtetit.

/a.r

Next Post
S’kishte si të ndodhte ndryshe! Mark Marku: Na kanë vjedhur mandatin e 5-të në Lezhë

Shkrimi i plotë i dorëheqjes, Mark Marku: Pse s’do shkoj në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe as në Kuvend

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Nu ke te falet ty Z Mark Marku qe thu per lylin lider ship,ai eshte palaco,mashtrues hajdute e vrses,prandaj hiqe ate fjale lider ship.

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    lyli ska shylle kurrizore prandaj eshte bere argati bythe qire i plakut vrastare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In