Nga kryeqendra e veriut, Shkodra, bastion i së djathtës, kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha akuzoi rivalët e tij politikë, Edi Ramën dhe Ilir Metën, ndërsa theksoi se opozita do t’i japë fund politikës së vjetër. Lideri i PD-së tha se Rama ka diskriminuar Shkodrën dhe veriun.
Nga ana tjetër ai pohoi me ironi se Rama e kishte bërë Shqipërinë kampione sa i takon kultivimit të hashashit.
“E kam nisur në Vaun e Dejës, ku pata një takim ne rininë. Kudo ku kam takuar njerëz, ku i kam parë në sy, kam prekur dhe kam ndjekur frymën e fitores totale në 25 qershor. Shkodra i ka paraprirë me fitore, kështu ka ndodhur 27 vite të ndryshimit rrënjësor. Bashkë e kemi thënë se ndryshimi nga Shkodra do të zbres e do hapet në gjithë Shqipërinë. Jam sot këtu i nderuar dhe mirënjohës për përkrahjen tuaj. Në këto 10 ditë kam qenë nga Saranda e në Tropojë dhe kam kuptuar që diçka po ndodh. Ky është zgjimi i qytetarëve që t’i japim fund republikës së politikanëve që kanë mbushur Shqipërinë me drogë. Pra fund i republikës së një grupi njerëzisht që i kanë shërbyer njerëzve të tyre, me Ilir Metën e Ramën. Edi Rama na ka bërë kampion për hashashin. Me ato kanë mbushur xhepat një grup kriminelësh që i rrinë përqark.Rama ka diskriminuar Shkodren e veriun. Diskriminimi krahinor, turpi i republikes se vjeter.”, tha Basha.
a.ç