“Nuk do e kalojnë kufirin, do sulmojnë nga deti”/ Fotografi sjell dëshmitë e ushtarëve ukrainas: Më thanë se askush nuk ikën

Ushtare

Fotografi Timothy Fadek ka sjelle per “CNN” deshmite dhe rrefimet e ushtareve ukrainas qe tashme prej muajsh ndodhen ne kufirin me Rusinë ne pritje te një sulmi te mundshëm.

Rreth 500 metra larg separatistëve të mbështetur nga Rusia, një grup ushtarësh ukrainas presin për një luftë që sipas tyre është e sigurt se do të vijë. Sipas fotografit Timothy Fadek, ushtarët ukrainas janë të relaksuar, teksa sipas tij, të gjithë janë të mendimit se do të ketë luftë, por nuk pajtohen me atë se nga do të vijë ai.

Ai tha se dy ushtarë ukrainas u “grindën” me njeri-tjetrin për atë se nga do të vijë sulmi.

Njëri tha: “Rusët nuk do të kalojnë kufirin, ata do të sulmojnë nga deti Azov”. Një ushtar tjetër nuk u pajtua me vlerësimet dhe tha, ‘Jo, sulmi do të vijë nga Bjellorusia”-ka thënë Fadek.

Më tej, fotografi ka folur edhe mbi gjendjen emocionale të ushtarëve ukrainas, ku tha se ata janë tërësisht të relaksuar dhe nuk kanë shfaqur asnjë lloj nervozizmi në fytyrat e tyre.

“Ata janë jashtëzakonisht të relaksuar. Nuk ka asnjë shenjë nervozizmi në fytyrat e tyre. Ata janë gati të luftojnë. Unë i pyeta ata: “A e dëshironi këtë luftë?’ Dhe ata thonë: ‘Sigurisht që jo”,, ka thënë Fadek për CNN.

Ndërsa, sa i përket popullsisë civile, fotografi ka folur edhe me një fermer të qytetit Muratova, qytet ky që është vetëm 20 minuta larg vijës së frontit.

“Kur e pyeta një fermer për mundësinë e një sulmi me tha se kjo do të ndodhë, askush s’mund të bëjë asgjë për ta ndaluar këtë”- tha Fadek./CNN

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com