Në seancën e të hënës së Gjykatës Themelore të caktuar kundër deputetëve të opozitës, ka munguar deputeti Albin Kurti. Kolegët e tij, deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kada-Bujupi dhe Faton Topalli, kanë thënë se nuk e dinë ku gjendet Albin Kurti, raporton KTV.
Gjykatësi i rastit, Beqir Kalludra, ka theksuar se kundër deputetëve është lëshuar urdhër arresti dhe ata, sipas tij, në seancën e radhës më 23 shkurt do të sillen me dhunë në gjykatë.