• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

by E S
09/01/2026 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka hedhur poshtë idenë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Groenlandë, duke e cilësuar të papranueshme dhe të padobishme për këdo.

“Nuk besoj në hipotezën që SHBA-të të nisin një aksion ushtarak në Groenlandë, të cilin nuk do ta mbështesja” dhe “që nuk do t’i shërbente askujt”, kështu u shpreh kryeministrja Giorgia Meloni, pavarësisht se Trump ka lënë të kuptojë se po e shqyrton një opsion të tillë.

Sipas saj, hipoteza e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar si nga Rubio ashtu edhe nga vetë Donald Trump.

“Unë besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumë të ashpra, po vë në dukje rëndësinë strategjike të Groenlandës për interesat dhe sigurinë e saj. Është një zonë ku veprojnë shumë aktorë të huaj dhe mendoj se mesazhi i SHBA-ve është se nuk do të pranojnë ndërhyrje të tepruara nga aktorë të jashtëm.”, shtoi ajo.

Mes të tjerash, Meloni shtoi se shpesh nuk është dakord me Trumpin, duke theksuar se e drejta ndërkombëtare duhet mbrojtur: “Ka shumë gjëra për të cilat nuk jam dakord me Trump, për shembull besoj se e drejta ndërkombëtare duhet mbrojtur gjerësisht. Kur nuk jam dakord, ia them atij, nuk kam vështirësi.”

Kryeministrja italiane nënvizoi se synimi i saj është të forcojë marrëdhëniet me partnerët evropianë dhe atlantikë, duke parë më shumë “dritat sesa hijet” e bashkëpunimit.

“Drejtimet e politikës sonë të jashtme janë Bashkimi Evropian dhe Aleanca Atlantike, siç kujtoi edhe Presidenti Mattarella para disa ditësh. Çfarë do të thotë të mbajmë distancë nga Amerika? Të dalim ndoshta nga NATO, të heqim bazat ushtarake amerikane, të sulmojmë McDonalds? Le të flasim për gjeopolitikë, unë kërkoj dritat më shumë sesa hijet e marrëdhënies së Italisë me partnerët evropianë dhe atlantikë.”, përfundoi Meloni.

Kjo deklaratë e Melonit, vjen pasi Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij po shqyrtojnë opsione për të blerë Groenlandën dhe se përdorimi i ushtrisë amerikane është “gjithmonë një opsion”.

Next Post
Kujdes kur qesh pushteti!

Partitë tona po vdesin nga gënjeshtrat e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In