• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk më bëhet me gruan”. Ja shkaqet sipas Dr. Adem Harxhit

by A R
02/07/2016 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr.Harxhi, jam tridhjetë e pesë vjeç. Gruaja është pesë vjet më e re nga unë dhe kemi dy fëmijë. Ka muaj që më ka humbur tërësisht interesi për seks. E di që gruaja mendon se unë e tradhëtoj, gjë që nuk është e vërtetë. A ka diçka që mund të na ndihmojë në këtë situatë?

Përgjigje:

Ka shumë arsye pse një person e humbet interesin për seks. Zbulimi i arsyeve është me rëndësi, pasi trajtimi duhet të bëhet në vartësi të shkakut. Ndihma e një terapisti në këtë rast do të ishte e madhe.

Interesi për seks nuk është, vazhdimisht, në ngjitje (siç do ta dëshironim të gjithë), por ka ngjitjet dhe zbritjet e tij. Kjo u ndodh të martuarve, por jo rrallë prek edhe të rinjtë që akoma nuk janë martuar, ose atyre që bashkëjetojnë. Këto hipje dhe zbritje varen nga shumë faktorë që mund të jenë shëndetësorë, psikologjikë dhe shoqërorë.

Për ju, me kaq pak informacion që ju ofroni lidhur me shqetësimin tuaj, do të rekomandoja disa ide të përgjithëshme, që shpresoj t’u ndihmojnë për ta bërë jetën tuaj seksuale më interesante.

  1. Planifikoni spontanitetin. Kjo, ndonse tingëllon kontradiktore, në të vërtetë nuk është ashtu. Marrëdhënia seksuale duhet të planifikohet, sepse kështu ajo bëhet më e bukur e më e fortë. Por edhe pse e planifikuar, ajo, duhet të lërë të pazbuluara detaje  spontane, që lidhen  me pasionin dhe imagjinatën e seicilit partner.  A ju kujtohet kur ishit të rinj? Në ato takime të planifikuara, ju rezervonit plot surpriza që e zbukuronin takimin. Takimet ishin rituale plot surpriza!. Këto rituale  i a vlen t’i praktikoni edhe kur jeni të martuar.
  2. Të jeni “aventurierë”.  Duke bërë çdo herë gjëra të reja, ju do të rritni nivelin e eksitimit reciprok. Kjo, nga ana e saj, do të thellojë lidhjen  dhe do ta bëjë jetën tuaj  seksuale  më të kënaqëshme.  Të kuptohemi, kjo nuk do të thotë të hidheni bashkë nga aeroplani (ndoshta do ia vlente), as të frekuentoni, detyrimisht, plazhet nudo ( edhe pse mund të jetë kënaqësi ). Puna është të bëni gjithnjë diçka që është jashtë rutinës dhe që u ndihmon të jeni më afër me njëri-tjetrin.
  3. Bëni vazhdimisht paralojë seksuale. Paraloja seksuale e vërtetë nuk është ajo që u përgatit të dyve për aktin seksual. Afeksionin për njëri-tjtrin duhet ta tregoni me kontaktet që keni gjatë jetës së përditshme, jo vetëm kur bëni seks. Një prekje në qafë, një puthje e lehtë në dorë ose parakrah, një shikim dhe shkelje syri sugjestive, të gjitha ndihmojnë të rritet voltazhi seksual.
  4. Përdorni seksin “oral” . Kur them “seksin oral”, mos kuptoni vetëm atë që  shumë njerëz e bëjnë. Unë e kam fjalën që të dëgjoni njëri-tjetrin me një nivel të ri intimiteti. Të ndani me njëri-tjetrin fantazitë seksuale, sado të ndaluara t’u duken ato. Një dialog intim midis jush, mund të jetë po aq seksi, sa edhe vetë akti. Kjo ndodh sepse imagjinata do të punojë…
  5. Tregoni se jeni krenarë. Mos lejoni që gjërat e vogla të rrëshkasin dhe të prishin kënaqësinë. Ti mos harro të rruhesh, ose mos mendo se kjo nuk është me rëndësi. Ajo të mos mendojë se duke u veshur me xhinse dhe me xhup gjatë gjithë kohës është në rregull. Higjena bazale është diçka që ndihmon në jetëgjatësinë e marrëdhënies. Nuk bëhet seks i mirë kur bien erë të keqe këmbët dhe dhëmbët. Kurrë nuk duhet ta konsideroni dukjen tuaj si dhuratë që ua ka falur natyra dhe të mos kujdeseni për të. Që të jeni dhe të ndjeheni seksi gjatë gjithë kohës, duhet të reflektoni krenari dhe kujdes për paraqitjen tuaj.
  6. Zhvilloni fantazitë. Afrodisiaku më i fuqishëm gjëndet brenda në imagjinatën tuaj dhe ju duhet ta përdorni këtë instrumetnt, sa herë që mundemi, për të rritur intimitetin seksual. Luani role të ndryshme me njëri-tjetrin. Mereni shokun shokun për një person tjetër. Duke luajtur këto role, ju do të zbuloni disa aspekte të reja të vetes dhe të partnerit.

Paçi fat e shëndet

Dr. Adem Harxhi – DITA

Next Post

Buffon: Me Gjermaninë pres një tjetër mrekulli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In