• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buffon: Me Gjermaninë pres një tjetër mrekulli

by A R
02/07/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bufon, një 38-vjeçar që pret si ty, ndoshta nuk do të shihet më në historinë e futbollit…

Është bukur kur dëgjon të tilla komplimente, por është po aq e vërtetë se për të ndërruar opinion mjafton një ndeshje e mbrapshtë. Unë kam pasur një karrierë të rëndësishme dhe mjaft konstante, por kurrsesi nuk jam i kënaqur plotësisht prej saj. Nuk jam ende i lumtur me atë çfarë kam arritur.

Besoni se ky Europian do të ishte kurora e duhur për ty, për kombëtaren, për të gjithë italianët?

Gjermania të fut frikën. Në letër janë skuadra më e fortë, pa asnjë diskutim. Por sikur të mos mjaftonte edhe cilësia, është edhe fusha që të rezervon ndonjë surprizë të pakëndshme, ndonëse mund të luash më mirë se më të fortët. Gjithsesi, ne kemi ardhur në Francë për të bërë mrekulli, ndryshe nuk do të kishte kuptim të pranonim të vishnim bluzën e kombëtares.

OK, por ju flisni për një mrekulli. Kaq të pasigurt erdhët në këtë Europian?

Nuk ka lidhje me pasiguritë tona, por dyshimet mbi grupin tonë ekzistonin dhe ndoshta ishin të drejta përpara startit të këtij turneu në Francë. Në letër, ne të 23- të që jemi vënë nën urdhrat e Antonio Kontes shiheshim dhe mbase ishim Kombëtarja italiane më pak cilësore e të gjithë historisë sonë. Është gjithashtu e vërtetë se ne nuk kemi ndonjë superyll, por ajo që na bën të fortë është vullneti për të kaluar limitet tona dhe, për këtë arsye, jemi këtu, aty ku askush nuk na priste.

Pra, a mund të shpresojnë italianët te një tjetër mrekulli e juaja?

Unë po, e gjithë kombëtarja jonë po, prandaj edhe tifozët duhet ta bëjnë. Fundja, unë nuk jam i lodhur së fituari dhe luftuari, prandaj kundër Gjermanisë presin mrekullinë e radhës nga ana jonë.

Sa shanse ka realisht Italia për t’i mundur kampionët e botës?

E ritheksoj se Gjermania të frikëson, por ne jemi Italia, ata dhe ndoshta të vetmit që kemi treguar historikisht se nuk heqim dorë, nuk dorëzohemi kurrë deri në sekondën e fundit dhe përballë çdo vështirësie që mund të duket edhe më e madhe sesa forcat tona.

Gjermani-Itali do të jetë edhe një duel mes Nojerit dhe Bufonit…

Të gjithë do të zbresim në fushë për të bërë detyrën tonë dhe natyrisht që edhe portieri, në sfida si kjo, mund të bëjë diferencën. Pastaj, kur flasim për një gjigant si Manuel Nojeri, i cili me 105 kilogramët dhe 198 centimetrat e tij bëhet një mal shumë i lartë për t’u kaluar, normale që të godasësh gjermanët do të bëhet edhe më e vështirë. Por edhe unë nuk qahem, madje shpresoj të festoj sërish mbi traversë.

Next Post

OSHEE: Në gatishmëri për sezonin, ja numrat e kontaktit Velipojë – Ksamil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In