• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuancat e së keqes për reformën në drejtësi

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Zaloshnja

Një popull që është mësuar me të keqen qysh kur vdiq Skënderbeu (për të mos u shtyrë më mbrapa në histori), e ka pothuaj zero probabilitetin e realizimit të një gjëje shumë të mirë. Për 70% të shqiptarëve që anketova para ca kohe, roli kyç i ndërkombëtarëve në spastrimin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ishte versioni më i mirë i reformës në drejtësi. Për 18% të tjerë, versioni më i mirë ishte ai spastrimit të drejtësisë përmes një shoshe sovrane shqiptare, ndërsa 12% të tjerë jepnin përgjigje të tipit “ku di gjo un lale”.

Por pavarësisht se shumica dërrmuese e shqiptarëve e quan si zgjidhjen më t ë mirë rolin kyç të ndërkombëtarëve në spastrimin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, tërheqja e Uashingtonit nga ultimatumi që i bëri PD-së para një jave, tregon se dëshira e shumicës dërrmuese të popullit nuk mund të realizohet (perveç rastit hipotetik kur populli do të mbushte sheshet në mbështetje të reformës euroamerikane – por shqiptarët i mbushin sheshet vetëm kur mbeten pa bukë ose pa shtëpi).

Rama, për arsye që i di ai dhe Uashingtoni (jo “i korruptuari” Donald Lu, siç mendon Lubonja), ka deklaruar se është gati të firmosë çdo version të reformës që vuloset nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Basha (nënkupto Berisha) ka deklaruar se kundëërpropozimi që PD-ja i bëri propozimit hibrid  Nuland ( kundërpropozim që u quajt i paparanueshëm nga SHBA-ja) duhet të jetë baza e zgjidhjes së ngërçit të reformës në drejtësi.

Ndërsa Meta propozoi sot që ai, Rama, Basha, Lu e Vlahutin të ulen e të diskutiojnë për një reformë në drejtësi që “nuk u jepet me koncension të huajve” (pra, që ndërkombëtarët të mos kenë rol kyç në spastrimin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar).

Në kushtet kur Uashingtoni është tërhequr nga ultimatumi që i bëri PD-së para një jave, deklaratat e Ramës dhe Bashës nuk mund të prodhojnë një zgjidhje. Pra, mbetet që sistemi i drejtësisë të vazhdojë kështu siç është, me Llallën kryeprokuror, Gjin Gjonin kryegjykatës, etj. etj. etj. etj. Por këtë alternativë e kanë hedhur poshtë në sondazhe mbi 90% e shqiptarëve, kur janë deklaruar se e duan reformën në drejtësi.

Delarata e sotme e Metës e hap njëfarësoj rrugën për një reformë në drejtësi, që mund të jetë më pak se e tëra, por më shumë se gjysma.

Kështu:

1-Prokuroria speciale antikorrupsion do të përzgjidhet e do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, dhe do të dërgojë padi penale në gjykatë për politikanë e gjykatës të korruptuar;

2-Byroja e hetimit që do të përgatisë dosjet për këtë prokurori, do të përzgjidhet dhe do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të FBI-së amerikane;

3-Këshilli i emërimeve në drejtësi nuk do të zgjidhet nga partitë, por do të zgjidhet çdo vit me short nga gjyqtarët e prokurorët;

4-Drejtuesit e lartë të gjykatave dhe të institucioneve kryesore të dretësisë, në qoftë se nuk marrin dot votat e cilësuara në Kuvend (pra, nqs nuk marrin konsensusin e partive të Kuvendit), zgjidhen drejtpërdrejt, bazuar në renditjen që ka bërë këshilli i emërimeve (i cili, nga ana e tij, nuk varet nga partitë);

5-Komisioni i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë, si dhe komisioni i apelit për këtë qëllim, vërtet do të përzgjidhen nga një trupë politike shqiptare, por do të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të një komisioni ndërkombëtar vëzhgimi, të kryesuar nga një gjerman e një amerikan.

I gjithë debati i muajti të fundit është përqendruar te kjo pikë e fundit, dhe nëse miratohet kështu siç e kërkon Meta (jo me koncesion të plotë tek të huajt), vrimat e shoshës që do të shoshisë gjykatësit e prokurorët aktualë nuk do të jenë plotësisht nën kontrollin gjermano-amerikan; disa do t’i kenë nën kontroll politikanët shqiptarë.  Gjë që do të thotë se një dosje e përgatitur nga prokuroria speciale (nën kontrollin amerikan) mund të qëllojë të gjykohet nga gjykatës që kanë kaluar nga vrimat gjermano-amerikane të shoshës e disa nga vrimat shqiptare. Ato dosje që do kenë fatin të shkojnë tek këta të fundit, mund të kthehen mbrapsht “për arsye proceduraiale”, pavarësisht se opinioni publik mund të jetë i bindur për fajsinë e të akuzuarve. Ndërsa dosjet që do të shkojnë tek gjykatësit e shoshitur nga gjermano-amerikanët mund të prodhojnë dënime spektakolare…

P.S. Deklarata e Metës për qeverinë teknike dhe zgjedhjet e parakohshme i jep fund praktikisht koalicionit Rama-Meta, por ky nuk përbën lajm. Qysh kur Meta i tha Berishës nga Çorovoda se është “malësor Skrapari”, dhe kur thotë “po”, thotë “po”, u kuptua që, herët a vonë, koalicioni Rama-Meta do të prishej, për t’u zëvendësuar nga koalicioni Meta-Berisha (ky i fundit ka deklaruar se s’do të ribëhet kurrë kryeministër).

Next Post

(VIDEO)/ Erdogan fillon të qajë teksa i jep lamtumirën e fundit shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

January 12, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

January 12, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berishës i mbaron mandati dhe degët ka kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

January 12, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

January 12, 2026
Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

January 12, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për inatçorët dhe fajtorët

January 12, 2026
Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

January 12, 2026
Habit Trump, në një postim në Truth Social e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’

Habit Trump, në një postim në Truth Social e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’

January 12, 2026
Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In