• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Novoselë/ Investimet në rrjetin elektrik, Gjiknuri-Leli takim me bizneset

by Java News
27/02/2019 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë Dritan Leli dhe drejtorin rajonal të OSHEE-së Erion Osmanaj zhvilluan një takim me përfaqësuesit e bizneseve që veprojnë në zonën e Novoselës.

Bizneset e pranishme u njohën nga afër me planin e Operatorit të Shpërndarjes për rindërtimin e rrjetit elektrik, puna për të cilin nis brenda muajit Mars.

“Si deputet i kësaj zone kam qenë i ndërgjegjësuar që një ndër problemet e Novoselës ishte furnizimi me energji elektrike. Kjo zonë është kthyer në një hapësirë industriale, prodhuese dhe eksportuese e Vlorës. Problematika e rrjetit elektrik duhej patjetër të adresohej pasi dihet se është një problem i trashëguar. Rrjeti ka qenë i vjetër dhe bizneset këtu janë shtuar duke rritur dhe kërkesën për energji. Kemi patur mundësinë të miratojmë një buxhet i cili tashmë është në procedurë prokurimi dhe shumë shpejt do të lidhet kontrata”, theksoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli deklaroi se kjo paketë investimi e OSHEE do ti japë zgjidhje njëherë e mirë problematikës së madhe të furnizimit me energji për bizneset.

“Shumë shpejt do të ketë një zgjidhje paralele edhe për problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Të lidhura bashkë, energjia elektrike dhe furnizimi me ujë rrisin standardin për të patur një cilësi më të mirë jetë dhe për të bërë biznes në këtë zonë”, nënvizoi Leli.

Deri më tani, OSHEE ka investuar në këtë zonë për rikonstruksionin e rrjetit që furnizon me energji fshatrat: Bishan, Poro, Akërni, Aliban, Fitore e Novoselë.

Brenda muajit Mars fillon faza e re e investimit për ndërtimin e fiderit të ri Mifol-Novoselë që do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së furnizimit për 2360 abonentë familjarë dhe 350 abonentë privat.

“Kemi programuar investimin e katër fiderave nga nënstacioni Mifol e më tej gjithë pjesën që përfshin autostradën Levan-Vlorë. Këtu flasim jo vetëm për bizneset por edhe për abonentët familjarë të fshatrave. Nga Novosela, në Mifol dhe deri në Panaja do të ndjejnë një ndryshim të madh në furnizimin me energji pas këtij investimi”, u shpreh drejtori rajonal i OSHEE-së Erion Osmanaj.

Një tjetër investim është ai i rikonstruksionit të rrjetit ekzistues 10 kV të tensionit të mesëm, kabinat dhe rrjetin e tensionit të ulët në fshatin Mifol. Ndërhyrje do të ketë edhe në linjën që furnizon kryesisht bizneset në rrugën nacionale Mifol-Panaja.

Drejtori i OSHEE-së Osmanaj theksoi se do të ndërhyhet edhe për rrjetin e tensionit të ulët në fshatrat Skrofotinë, Cerkovinë, TreVllkazër, Panaja dhe Oshtimë. Investimet do të prekin edhe rrjetin që furnizon hidrovorin Akërni dhe bizneset në autostradën Levan-Vlorë.

Pas takimit, Gjiknuri dhe Leli inspektuan edhe mjediset e dy prej sipërmarrjeve që po e zgjerojnë tanimë aktivitetin duke rritur drejtpërdrejt edhe e numrit të të punësuarve.

/a.meta

Next Post
E ekzekutuan me tre plumba, flasin dëshmitarët: Gruan e solli një makinë dhe…

“Rruga e Hapur” u mbyll rrugën 4 trafikantëve të drogës, prangosen në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com