• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Novak Gjokoviç, kampioni i urryer serb

by
21/09/2015 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Novak Gjokoviç ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në katër vitet e fundit si tenisti numër një në botë, mirëpo ai nuk është kampioni i njerëzve. Pasi që më në fund ka tejkaluar superyllin Roger Federer dhe rivalin e tij të përhershëm, spanjollin Rafael Nadal, Gjokoviç e di se tifozëria jo gjithmonë është në anën e tij. Mirëpo kjo vetëm sa e ka forcuar atë.

Gjatë turneut Rogers Cup të muajit të kaluar në Montreal, ai doli në dhomën e medieve në stadiumin “Uniprix”. Ai ishte përkrah agjentes Elena Cappellaros dhe një gazetari për ATP Tour. Për një sportist të gjatë 188 centimetra, Gjokoviç duket mjaft i lehtë.

Në librin e tij, “Serve to Ëin” (Shërbim për të fituar), ai shkroi se si ka rënë nga 83 kilogramë në 78 kilogramë që kur ka nisur një dietë pa gluten, duke bërë që familja e tij dhe shokët të brengoseshin se po bëhet tepër thatanik. Mirëpo ai, megjithëse në peshë të dobët, është mjaft i fuqishëm.

“Në fillim të karrierës më kishin parë si rebel, si një person që vjen në kombinim dhe nis të sfidojë dy të parët. Pyesnin: ‘Cili është ai djalosh nga Serbia, një vend i vogël, që vjen nga asgjëja dhe nis të thotë se mund të mposhtë më të mirët dhe të bëhet numër një në botë?’ Qartë se e kuptoj reagimin e njerëzve ndaj kësaj, por jam ndier se mënyra e vetme për të dalë aty ka qenë për të treguar se meritoj të jem aty”, thotë Gjokoviç, tashmë 28-vjeçar.

Gjokoviç insiston se ai kurrë nuk ka treguar mosrespekt ndaj kundërshtarëve të tij apo ndaj sportit.

“Unë mundohem ti përgëzoj ata, t’i kuptoj, pasi pak e shumë jemi në të njëjtën situatë. Për shkak të Nadalit dhe Federerit jam bërë tenist më i mirë dhe jam bërë ai që jam sot. Por është dashur të meritoj këtë dhe ende duhet ta meritoj. Unë ende nuk jam aty, në nivelin e vlerësimit që kanë Nadali e Federer dhe e kanë të merituar, pasi ishin aq dominues”, ka thënë Gjokoviç. “Ata janë kampionë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Mirëpo kjo vetëm sa më motivon për të vazhduar më tepër”.

Që nuk e ka përkrahjen e publikut Gjokoviç e vërejti edhe në finalen e Grand Slamit “US Open” kur u përball me zviceranin Federer. Pjesa më e madhe e tifozërisë ishte në përkrahje të Federerit. Gjokoviç fitoi me 3:1 në sete dhe për të ishte Grand Slami i dhjetë i fituar në karrierë dhe i treti këtë vit. Pas ndeshjes ai pranoi se ende duhet të punojë për të fituar zemrat e tifozëve.

Next Post

Shiu përmbyt Prishtinën (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In