• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

by E B
22/03/2026 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot në 22 mars besimtarët bektashinj për Sulltan Nervuzin, një festë që shënon për ta fillimin e një viti të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të cilit i përcolli urime të përzemërta.

Kreu i Shtetit uroi që kjo ditë të shërbejë si thirrje për më shumë shpresë, harmoni e mirëkuptim në të gjithë shoqërinë shqiptare.

“Gëzuar Sulltan Nevruzin!

Jam këtu te Kryegjyshata Botërore, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të kenë paqe, begati dhe lumturi në jetën e tyre!” – u shpreh Presidenti i Republikës.

“Sulltan Nevruzi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhe vlerat e tij duhet të mishërohen në jetën tonë të përditshme. Sulltan Nevruzi është lindja e pranverës, lindja e shpresës, lindja e dritës mbi errësirën, dhe duhet që vlerat e larta të kësaj dite, të paqes, të dhembshurisë, te dashurisë, të solidaritetit dhe të besimit për një të ardhme më të mirë, të jenë ato që duhet të na përçojnë në të gjitha ditët tona të vitit!“, deklaroi Presidenti nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Next Post
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com