• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Notre Dame”, Macron fton Trump në Paris/ A po tenton shefi i Elyzee t’a kthejë Francën si fuqi dominuese europiane

by A M
03/12/2024 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të ketë një ndjenjë të fortë deja vu kur presidenti francez Emmanuel Macron t’i shprehë konsideratat Donald Trump, Presidentit të zgjedhur amerikan, në Paris këtë fundjavë.

Trump përgatitet të bëhet presidenti i 47-të, ndërsa Macron e ka tejkaluar veten, duke e ftuar të marrë pjesë në ceremoninë më të veçantë të vitit – zbulimin e katedrales së sapo restauruar “Notre Dame”, 5 vjet pas zjarrit shkatërrimtar që e përfshiu.

Vendosja e Trumpit në qendër të ceremonisë VIP të mbushur me yje, e cila do të shënojë rikthimin e tij të madh në skenën globale, thotë gjithçka për fuqinë që i kthehet shpejt presidentit të zgjedhur gjashtë javë përpara se ai të fillojë mandatin e tij të dytë.

Trump nuk pret janarin përsa i takon politikës së jashtme – pasi ka kërcënuar me një luftë tregtare Kanadanë dhe Meksikën, nëse nuk marrin masa për të ndalur flukset e emigrantëve të paligjshëm apo sasitë e narkotikëve drejt SHBA.

Njoftimi për udhëtimin e Trump në Paris erdhi pasi Biden zbarkoi në Angola për një vizitë zyrtare presidenciale. Presidenti në detyrë kërkon të nxjerrë në pah angazhimin e SHBA ndaj Afrikës Sub-Sahariane përballë lojës së pushtetit rajonal të udhëhequr nga investimet e Kinës. Vizita e Biden do të shfaqë gjithashtu një nga politikat globale më të suksesshme të SHBA-së në dekada – programin masiv të luftës kundër HIV/AIDS në Afrikë që përballet me një të ardhme të pasigurt.

Por udhëtimi i Trump në Paris do të nxjerrë në pah dilemën me të cilën po përballet çdo lider botëror: si të veprohet me presidentin e ri amerikan, i cili pritet të jetë më agresiv në skenën botërore sesa ishte edhe në mandatin e tij të parë.

“Presidenti Emmanuel Macron ka bërë një punë të mrekullueshme duke siguruar që Notre Dame të rikthehet në nivelin e saj të plotë të lavdisë, dhe aq më tepër do të jetë një ditë shumë e veçantë për të gjithë!”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Ftesa e Macron është lëvizja më e fundit mes fuqive evropiane se kush do të jetë kanali kryesor i Uashingtonit në anën tjetër të Atlantikut. Macron ka kërkuar prej kohësh të pozicionojë Francën si fuqinë dominuese evropiane – veçanërisht që nga pensionimi i ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Macron, duke përdorur fuqinë e simbolizmit, duket se është përpara rivaëve të tij. Dhe Macron duket se ka pak konkurrencë nga Gjermania, ku kancelari Olaf Scholz duket i destinuar të ndjekë së shpejti Biden me largimin nga skena politike.

Kryeministri i ri britanik Keir Starmer është më i fortë, por ka një veprim balancues pasi Trump është thellësisht jopopullor në Partinë e tij Laburiste në pushtet. Dhe Britanisë i mungon fuqia evropiane pasi u largua nga BE në një reagim populist që kënaqi Trumpin dhe paralajmëroi fitoren e tij të vitit 2016.

Starmer hodhi poshtë idenë se Mbretëria e Bashkuar duhet të zgjedhë midis miqësive të saj me Shtetet e Bashkuara dhe Evropës – një zgjedhje që disa vëzhgues kanë frikë se Trump mund ta detyrojë atë ta bëjë. Ai kujtoi gjithashtu takimin e tij me Trump në shtator, disa javë para zgjedhjeve në SHBA. “Kur Presidenti Trump më priti me dashamirësi për darkë në Trump Tower, i thashë se do të investojmë më thellë se kurrë në këtë lidhje transatlantike me miqtë tanë amerikanë në vitet në vijim”, tha Starmer.

Macron, shumë pak popullor në mandatin e tij të dytë, nuk ka forcën që ishte dikur. Ftesa e tij për Trump vjen në një kohë kur Tubimi Kombëtar po kërcënon të rrëzojë kryeministrin Michel Barnier në një lëvizje që do të dobësonte më tej presidentin dhe do të shkaktonte edhe më shumë kaos politik.

Ka shenja në rritje se trashëgimia e Macron mund të përfundojë si ajo e Bidenit – si një president i detyruar t’ia dorëzonte pushtetin forcave nacionaliste, populiste.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e “Sel Çamit”, policia bastis banesën e “Ben Qimes” në Fier

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

November 24, 2026
“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

November 24, 2026
PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In