• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Noteri i falsifikoi firmën për kredi, tallet me gruan viktimë: Ku di unë, a ngjaje, a nuk ngjaje

by Java News
15/03/2017 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edlira Ismaili ankohet në emisionin “STOP”, se ishte viti 2015, kur në punën e saj erdhi përmbarimi. Vetëm në këtë moment, ajo mësoi mbi një kredi prej 5 milionë lekësh të vjetra, që kishte marrë i shoqi, duke përdorur edhe firmën e saj. Ajo në këtë kredi rezulton “dorëzanëse” dhe sot detyrohet të paguajë këstet e kësaj kredie. Edlira kërkon të kontaktojë me noterin Robert Koli, që kishte hartuar dokumentat me firmën e saj, por kjo ishte e pamundur.

“Ju drejtova emisionit “STOP” sepse në vitin 2014 burri im ka marrë një kredi. Unë jam njohur me këtë kredi në vitin 2015. Kur më vijnë nga zyra e Përmbarimit tek puna dhe më sjellin një shkresë. Interesohem dhe pyes se për çfarë arsye më është ndërprerë rroga në bankë dhe më thonë se ju keni marrë një kredi. Interesohem dhe më thonë që burri juaj ka marrë një kredi dhe ju jeni dorëzanëse. Kjo ishte një kredi prej 5 milion lekësh. i them se si ka mundësi që ju e keni dhënë këtë kredi pa qenë unë që të hedh firmën? Kemi të drejtën të japim kredi me procedurën e noterit, më thanë. Që prej asaj dite vazhdoj të paguaj këstet e kredisë. Interesohem për noterin, i cili është Robert Koli dhe nuk e kam takuar ende edhe sot e kësaj dite”.

Pra noteri ka përpiluar një deklaratë noteriale pa qenë prezent ju dhe ju ka quajtur dorëzanëse?

“Po! vetëm me kartën time, por as me shkrimin tim dhe as me firmën time”.

E keni pyetur gjatë kësaj kohe bashkëshortin si ka ndodhur kjo gjë?

“E kam pyetur dhe më ka thënë mos u merr me atë punë se merrem vetë. Unë sot paguaj kredinë.”

Me ndihmën e emisionit “STOP”, zonja Ismaili arrin të regjistrojë një bisedë me noterin, për firmën e saj të falsifikuar. Por përgjigja është vetëm batuta dhe ironi nga ana e noterit.

Denoncuesja – Para disa vitesh, im shoq ka marrë një kredi. Ju jeni noteri?

Noteri – Po!

Denoncuesja – Unë si individ, nuk kam qenë as si individ, vetëm karta ka ekzistuar.

Noteri – Po!

Denoncuesja – Më çfarë të drejte e keni dhënë ju këtë kredi?

Noteri – Me çfarë e ke ti? Me cilën bankë?

Denoncuesja – Me Fondin Besa, në vitin 2014.

Noteri – Ti ke dalë garant?

Denoncuesja – Po!

Noteri – Dhe kush ka marrë?

Denoncuesja – Kredi ka marrë im shoq. Unë nuk kam vënë asgjë si individ, përse të më falsifikohet mua firma?

Noteri – A, mirë dakord! Atë mund ta kërkosh e mund ta bësh, të gjitha gjërat është tjetër punë ajo. Kredinë e ka marrë për ty, jo për mua. I verifikojmë gjërat?

Denoncuesja – Unë i kam verifikuar. Se nuk jam personi i duhur aty. Dhe unë po vuaj atë kredi. Unë kam lënë fëmijët pa bukë, për këtë kredi. Se im shoq dhe ai tjetri nuk e paguajnë, janë pa punë.

Noteri – Derisa është karta jote këtu, a të kam parë, a s’të kam parë, unë s’e mbaj mend. Se po të kisha mbajtur, do kisha ashtu… Pranon burri, që nuk ka qenë?

Denoncuesja – Jo burri ka qenë, unë s’kam qenë. Ti ke arritur që ke prishur një familje. S’ke pse të japësh akt deklarate ti, pa qenë unë prezent. Se nëse nuk e jep ti, as banka nuk e jep këtë pjesë. Se unë shkova tek banka, thashë pse keni dhënë pa firmën time ju kredi? Burri mbase donte të më shkatërronte mua dhe fëmijët e mi.

Noteri – Nëqoftëse burri të shkatërron ty për 5 milion lekë, atëherë kot që e mban atë burrë. Këtu kanë qenë tre veta, se unë nuk falsifikoj dokumenta.

Denoncuesja – A e pe kartën time ti? Ngjaja me atë të tretin aty?

Noteri – Ku di unë, a ngjaje, a nuk ngjaje…

Denoncuesja – Noteri për këtë punë është.

Noteri – S’i fotografoj unë. Ngjajnë njerëzit! Edhe mbase ngjaj. Se grua kanë sjellë këtu. Se kush ka qenë, e motra e tij, a motra jote… Në raste të tilla, ti do të vish me burrin, Feridin e thërrasim neve të vi, sesi e kanë bërë si s’e kanë bërë. Se Feridi mund të ketë marrë edhe ndonjë para. Ti sill burrin këtu, ta shikojmë.

Denoncuesja – Ti do mbash përgjegjësi?

Noteri – Cilën përgjegjësi të marr?

Denoncuesja – Se nuk mund të vi dikush me kartën time. Nuk e dallon dot?

Noteri – S’e dalloj! S’e kam dalluar për atë moment. /tvklan.al

ma.me

 

 

Next Post
Testi i parë i “Vetting”-ut!

Edhe këtë çadër e kemi prej Gërdecit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com