• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nostradamusi, parashikimet që i dolën dhe ato që pritet të ndodhin

by A R
15/07/2022 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mister mbeten fuqitë e parashikimit të Nostradamusit. “Profecitë” e tij kanë habitur shumë njerëz përgjatë shekujve. Në një libër, Nostradamusi ka lënë parashikimet e tij në një formë të hapur dhe me interpretime të ndryshme dhe ndërkohë që vitet kalojnë ngjarjet marrin rëndësinë e tyre.

Ndërkohë ata që kundërshtojnë parashikimet e Nostradamusit thonë se çelësi i “profecive” të tij është fakti që shkrimet nuk kanë një interpretim të qartë. Megjithatë, Mirror ka listuar disa ngjarje historike që besohet se janë parashikuar nga Nostradamusi. Ato nuk janë përfundimtare, por duhet pranuar se ka një saktësi të çuditshme nga dikush që ka vdekur shekuj më parë.

Vdekja e Henry II, 1559

Henri II i Francës pati një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme në verën e vitit 1559 pasi një udhëtim miqësor me një ushtar të ri mori kthesë për keq. Shtiza e këtij të fundit u thye, duke futur copa në syrin dhe kafkën e mbretit që rezultoi në një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme. Shumë njerëz besojnë se vdekja e mbretit në moshën 40-vjeçare ishte shkruar nga Nostradamus në librin e tij. ‘Luani i ri do ta mposhtë më të madhin’, se do t’i shpojë sytë në një “kafaz të artë’ dhe se ‘dy plagë’ do të sigurojnë një ‘vdekje mizore’.

Zjarri i madh i Londrës, 1666

Kjo është ndoshta një nga profecitë më misterioze duke gjeneruar spekulime dhe debate në vite. “Gjaku i të drejtëve do të bëjë një gabim në Londër/Djeg nga rrufeja njëzet e tre të gjashtë:/ Zonja e lashtë do të bjerë nga vendi i saj i lartë/ Disa nga i njëjti sekt do të vriten”, shkruante Nostradamus. Po të deshifrohet fraza “njëzet e tre të gjashtë” mendohet si i referohet vitit kur ndodhi ngjarja në Londër. Megjithatë, jo gjithçka përputhet. Zjarri i Madh u ndez nga një flakë në një furrë buke, jo nga ‘rrufeja’ dhe Anglia drejtohej nga Charles II në atë kohë, kështu që nuk është e qartë se kush supozohet të jetë ‘zonja e lashtë’.

Adolf Hitleri

Studiuesit e punës së Nostradamusit i vlerësojnë atij disa parashikime të shekullit të 20-të dhe ngritja e Adolf Hitlerit është një prej tyre. “Një fëmijë i vogël do të lindë nga njerëzit e varfër”, ka shkruar Nostradamus. Ai vazhdon duke thënë se fëmija ‘me gjuhën e tij… do të joshë një trupë të madhe’ dhe fama e tij do të përhapet shumë përtej Evropës. Një referencë e dytë, më e dobët besohet se fshihet në një paragraf tjetër që përmend luftën “afër Isterit”. Kjo mund të jetë ose një referencë për Hitlerin, ose një përmendje më e zakonshme e emrit të vjetër të lumit Danub.

Bombat në Hiroshima dhe Nagasaki

Mendohet se Nostradamusi ka parashikuar edhe vuajtjet që do të pësonin dy qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasaki, të cilat u shkatërruan nga bombat atomike në fund të Luftës së Dytë Botërore. “Brenda dy qyteteve,”- shkroi Nostradamus, -“do të ketë fatkeqësi të tilla që nuk janë parë kurrë”. Nostradamusi parashikon edhe ‘urinë brenda murtajës’, duke paraqitur një pamje gjithnjë e më të zymtë, e cila mund të jetë një referencë për sëmundjen nga rrezatimi.

Vrasja e Kennedy-t

Vrasja e Presidentit John F. Kennedy ishte një nga momentet më të rëndësishme të shekullit të 20-të, duke bërë që shumë njerëz të kërkonin veprat e Nostradamus për ndonjë profeci. Një rresht që është cituar thotë, “Nga lart, e keqja do të bjerë mbi njeriun e madh”. Kjo mund të nënkuptojë goditjen e largët nga një snajper që vrau presidentin. “Një i pafajshëm i vdekur do të akuzohet për veprën”, mendohet se është rreshti tjetër që mund t’i referohet Lee Harvey Osëald, i cili prej kohësh është menduar si i pafajshëm. Nostradamusi vazhdon duke thënë se pala e vërtetë fajtore do të “mbesë në mjegull’, një ndjenjë për të cilën kanë rënë dakord teoricienët e konspiracionit të vrasjes sw Kennedy-t.

Çfarë parashikon tjetër Nostradamusi?

Pushtimi i Francës

Brenda veprës së tij, Nostrdamusi përmend edhe pushtimin e Francës nga një vend i lindjes. Megjithatë, ndoshta ky parashikim i referohet Luftës së Dytë Botërore, ose kombëtares franceze në Kupën e Botës në Katar këtë vit. Për këtë duhet të shohim që nëse skuadra që mund Francën është veshur me të bardha, pasi sipas shkrimeve të Nostradamusit flitet për diçka të tillë.

Ngrohja globale

Rritja e temperaturave të detit ishte diçka që Nostradamus e parashikoi qw në vitin 1555. Një nga poezitë e tij thoshte: ‘Ashtu si dielli, koka do të ndezë detin e shndritshëm/Të gjallët e Detit të Zi peshqit vetëm do të ziejnë”. A do të jetë viti 2022 viti ku temperaturat arrijnë pikën e thyerjes? Ndoshta peshqit nuk do të ziejnë në det, por tashmë jemi dëshmitarë të zhdukjeve masive që po ndodhin në të gjithë globin në ekosistemet ujore.

/a.r

Next Post
Petrit, kush janë oligarkët e naftës, që ke frikë t’u përmendësh emrat?!

Petrit, kush janë oligarkët e naftës, që ke frikë t'u përmendësh emrat?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com