• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka paralajmëron tensione: Vendi meriton qeveritarë të denjë, siç jam unë dhe Berisha

by A R
30/09/2024 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rama na ka hapur luftë”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Flamur Noka pas përjashtimit nga seanca e sotme për shkak të tensioneve në parlament. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga salla e kuvendit, Noka tha se opozita sot është në ballë të aksionit pa ndalim kundër këtij regjimi.

Noka theksoi se kryeministri shikon të vetmen zgjidhje kërcënimin me burg të kundërshtarëve.

“Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vjetësh i ka vënë flakën demokracisë po bën gjithçka ëpr t’i vënë flakën Shqipërisë për interesat e tij. Jemi këtu për të kryer misionin tonë që na ka ngarkuar populli opozitar. Kemi 3 vjet që Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likujdonte si forcë politike, dështoi, zgjodhi të arrestojë liderin e opozitës dhe tani po kërcënon me burg kreun PL, PR ka burgosur Fredi Belerin dhe tani burgosi Salianjin. Ai zgjidhje shikon kërcënimin me burg. kushdo që i nxjerr të palarat ka një përgjigje; kërcënohet me burg”, deklaroi Noka, raporton A2.

Ai paralajmëroi se e njëjta panoramë si sot do të jetë edhe në seancën parlamentare të së enjtes, pasi opozita nuk do të ndalet në aksionin kundër këtij regjimi. Sipas Nokës zgjidhje është vetëm qeveria teknike.

“Ne jemi të vendosur, ne nuk stepemi. Ta harrojë Rama se mund ta likujdojë opozitën apo ta intimidojë. Sot është në ballë të aksionit qytetar dhe të hënën në 7 tetor kundër këtij regjimi. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë. Këta janë të denjë për të qeverisur median e krimin e organizuar dhe për të vjedhur. Ne do t’i dalim zot këtij vendi. Edhe të enjten kjo panoramë që patë sot është. Nuk ka kompromis me krimin e organizuar që është në parlament nuk ka kompromis me mafien e korrupsionin. Ne jemi në betejë. qeveria teknike është zgjidhje me një narko-qeveri nuk ka paqe, nuk ka zgjidhje”.

/a.r

Next Post
Dhuna e PD në Kuvend, Braçe: Spiropalit iu rrezikua jeta, duhet të marrin dënimin e merituar…

Dhuna e PD në Kuvend, Braçe: Spiropalit iu rrezikua jeta, duhet të marrin dënimin e merituar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In