Deputeti i PD-së, Flamur Noka ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ku u diskutua për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku dhëndri i Sali Berishës, Malltezi është në burg ndërsa për ish-kyreministrin seanca do zhvillohet nesër. Noka u shpreh se ky është një proces i montuar politk dhe i kundraligjshëm, ka të bëjë me tentativën për të goditur dhe likujduar opozitën.
“Prokuroria Skapi deri tani nuk ka ngritur asnji akuzë. Thjesht e gjithë dosja është në hamendësime, aludime dhe personat janë nën hetim. Pra nuk ka asnjë akuzë. Malltezi është i arrestuar sepse për shkak se duhej show politik, por është person nën hetim nuk është person i akuzuar.
Berisha është person nën hetim. E gjitha kjo tregon se kemi të bëjmë me një vazhdimësi të tentativës për të goditur dhe sulmuar opozitën dhe për ta likujduar atë. Është një proces i montuar politik, i kundraligjshëm”, tha ndër të tjera Noka.
/f.s