• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Noka”/ Grida Duma: Jam në konflikt me kolegët, ju lutem… fjala ‘llum’ s’ishte për PD-në por shërbëtorët e Ramës

by Java News
12/10/2021 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur për situatën brenda PD-së dhe për mbledhjen e zhvilluar gjatë të cilës u mor vendimi për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, të cili gjithashtu e paralajmëroi për përjashtim nga grupi parlamentar.

E ftuar në AbcNews, Duma tha se vendimi është marrë nga kryetari, i drejtë ose jo dhe se nuk ka aspak lidhje me qëndrimin që kanë mbajtur Noka për aksionin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Fjala ‘llum’, sipas Dumës nuk ka ekzistuar në asnjë moment kundrejt demokratëve. Nënkryetarja tha se këtë term, Basha nuk e kishte as për bazën e PD-së apo për folësit, por për njerëzit që i shërbejnë axhendës së kryeministrit Edi Rama.

“Të vish në një rend dite për të folur dhe t’i i çon akuza për një vendim mbi vendimin e SHBA-së…Se çfarë ndodh brenda atyre mbledhjeve kolegët e kanë bërë publike. As ka pasur asnjë moment që ata kanë folur në mbledhjen e grupit dhe ndokush nga ne mendon dhe t’i ketë thënë se ky nuk është rendi i ditës. Nuk ka lidhje fare ajo që u tha jashtë nga ajo që u tha brenda. Keqinterpretimi i fjalës llum të demokratëve nuk ekzistoi në asnjë moment. Kryetari u drejtua me një bisedë të brendshme dhe nuk e kishte as me bazën, jo, e jo, dhe as me asnjërin nga folësit. Ishte për njerëzit që ndjekin axhendën e Ramës.

Sa kritika janë thënë kundrejt Bashës dhe ai i ka mirëpritur. Unë mendoj se përgjegjësia qëndron tek lidershipi dhe vendimi i marrë pas vendimit të SHBA-së është racional. Kjo qartësi dhe se si u mor si vendim, mund të ketë nevojë për më shumë qartësim. Por kryetari i Partisë Demokratike nuk e ka zgjedhur këtë për të mos krijuar pikërisht këtë situatë ‘i thashë’ ‘më tha’ dhe ‘më thanë’. Mos më bëni pyetje se si duhej vepruar sepse jam në konflikt me kolegët e mi, nuk mund të them se çfarë dhe si duhej thënë. Asnjë nuk e do këtë situatë,”- tha Duma ndër të tjera.

Përsa u përket demokratëve që ndjekin aksionin e Berishës, Duma tha se janë treguar tërësisht emocionale. Ajo shtoi se shqetësim është baza e demokratëve për shkak të lidhjeve personale që kanë pasur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Dumës, forcimi i marrëdhënieve me PD me SHBA është arritje për hapat që duhet të ndjekë kjo parti.

“Në arenën e kredibilitetit të rëndësishëm të rrugës së suksesit. Forcimi i kushteve për të arritur rezultat, forcimi i marrëdhënieve me SHBA është arritje. PD bashkë me zhvillimin e vendit nisi të zhvillojë edhe mendësinë duke i dhënë transparencë mbi historinë e Shqipërisë. Ritheksimi i rolit të shtetit sovran është si pasojë e partneritetit tonë me SHBA. Ka pasur momente ulje ngritjes në këto marrëdhënie. Ajo që duhet thënë është që avantazhi më i madh është ky. Forcimi i marrëdhënieve me SHBA është parakusht i suksesit.

Shqetësimi sot është baza e demokratëve të cilët kanë me legjitimitet të plotë emocional dhe racional herë pas here. Demokratët në këto momente kanë një lloj përjetimi traume për shkak të lidhjeve personale. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe kuptoj se çfarë ndodh. Unë i njoh mirë sondazhet dhe i njoh mirë se si bëhen. Asnjë nga sondazhet që janë bërë për PD nuk hyjnë te sondazhet reale.

Nuk tregojnë asgjë për demokratët. Ajo që shoh është një grupim njerëzish që Sali Berisha do e kishte. Asnjëri nga nuk mendonte ndryshe. Do ketë njerëz që e lidhin me individin qenësinë e tyre në një parti të caktuar. Kjo nuk do të thotë se ata janë aty me strategji, por me emocione. Grida Duma ka qenë në PD kur ka qenë Berisha. Nuk kam një këndvështrim personal mbi këtë çështje.

Sot gjendem në një pjesë të hierarkisë së PD. Kontributi dhe pesha politike është një gjë. Unë besoj se sot lidershipi i PD ka përgjegjësinë e dy gjërave, qartësisë dhe mungesës së përçarjes. Mendoj se demokratëve u është bërë e qartë situata. Do vijojë të bëhet e qartë që vendimi i Bashës është marrë mbi vendimin e SHBA. Unë mendoj se Basha po bën një gjë të arsyeshme. Basha nuk flet në asnjë moment për një veprim se Noka dhe disa të tjerë kanë thënë mendimin e tyre. Ata e kanë thënë mendimin e tyre në çdo mbledhje,”- u shpreh Grida Duma ndër të tjera.

Mbrëmjen e kaluar, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”./m.j

Next Post
Kryeministri grek merr dozën e tretë të vaksinës: Të dhënat janë të qarta se…

Kryeministri grek merr dozën e tretë të vaksinës: Të dhënat janë të qarta se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In