• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nojer, mesazh Italisë: Mundët kampionët e Europës, jo të Botës

by Aalison Pearse Stevens
28/06/2016 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portieri më i mirë në botë, Manuel Nojer, ka analizuar fitoren 3-0 ndaj Sllovakisë, si dhe paralajmëron shokët e skuadrës që të kenë kujdes ndaj Italisë.

Nojer, çfarë ju dhuroi Boateng në dhomat e zhveshjes si dhuratë për golin?
Asgjë (qesh). E komentuam golin e tij. Ai ka gjuajtje të fortë me të dyja këmbët. Sllovakët ishin si shumëkëmbësh në zonë dhe u përpoqën të na bllokonin. Gjuajtja ishte shumë e fortë dhe shumë e shpejtë. Më vjen mirë që shënojnë edhe mbrojtësit te ne.

Nuk keni pësuar asnjë gol. Një shprehje thotë “mbrojtja fiton trofetë”, ju e shihni veten në rrugë të mbarë?
Është thënie me vend. Jemi në rrugën e duhur, por nuk jemi vënë ende në vështirësi serioze. Pandëshkueshmëria na ka dhënë më shumë siguri dhe stabilitet për ndeshjet pasardhëse.

Draksler ia zuri vendin e Gëces dhe krijoi shumë shanse. A rrezikon Gëce stolin?
Në një turne të gjithë e dimë që duhen të 23 lojtarët. Secili ka rolin dhe rëndësinë e vet. Nuk bëjmë dot vlerësime të njëanshme. Edhe Gëce ka për të qenë i rëndësishëm.

Italia mundi Spanjën 2-0 dhe të shtunën do të përballeni me ta. Jeni gati për të marrë hak?
E pamë me shumë vëmendje ndeshjen. Italia u organizua shumë mirë dhe ky ka qenë trendi i këtij Europiani. Ne nuk kemi luajtur ende ndaj një skuadre që bën lojë të hapur. Jemi mësuar të çajmë mure mbrojtëse dhe për këtë taktikë kemi gjetur stilin e duhur. Italia është e mirëpritur. Nëse mundën kampionët e Europës, kjo s’ka për të ndodhur me kampionët e botës (qesh).

Ku duhet të përmirësohet akoma kombëtarja gjermane?
Duhet të jemi me më kurajë, natyrisht edhe në mbrojtje. Ne jemi një skuadër që duam të luajmë futboll. Italia ka më pak zotërim topi sesa Spanja dhe Gjermania, por megjithatë përpiqet të bëjë diçka në sulm. Këtu duhet të ndryshojë loja jonë dhe duhet të jemi të gatshëm t’i paralizojmë kundërsulmet dhe goditjet standarde të tyre. (panoramasport)

ma.me

Next Post

Vranë 3 anëtarët e familjes, dy burgime të përjetshme dhe 56 vite burg krutanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In