• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vranë 3 anëtarët e familjes, dy burgime të përjetshme dhe 56 vite burg krutanëve

by A R
28/06/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krujës dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm dy të pandehur, si edhe ka dënuar me 56 vjet burg në total 6 të tjerë, të gjithë pjesë e hetimit të nisur për ngjarjen e datës 05.06.2015, kur, pas një konflikti të ashpër, kanë mbetur të vdekur me armë zjarri Franc Çeku, Arben Çeku, Eno Rama, si edhe është plagosur Luçie Çeku.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Krujës kërkoi në konkluzionet e saj dënimin e të pandehurve, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, e cila vendosi si më poshtë:

Për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”,:

  1. Pëllumb Gurali Kora, dtl. 1989, dënohet me burgim të përjetshëm;
  2. Besnik Gurali Kora, dtl. 1985, dënohet me burgim të përjetshëm;
  3. Danjel Gurali Kora, dtl. 1987, dënohet me 24 vjet burgim
  4. Gurali Kora, 1959, dënohet me 21 vjet burgim
  • Për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, në bashkëpunim, akuzohen:
  1. Ardjan Gjonaj, dtl.1978, dënohet me 3 vjet burgim
  2. Paris Gjeta, dtl. 1993, dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim
  3. Preng Gjeta, dtl. 1961, dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim
  4. Shpëtim Nikolli, dtl. 1971, dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim

Prokuroria njofton se të gjithë këta persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” dhe procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Nga hetimi rezulton se, me daten 05.06.2015, rreth ores 22:00, pas nje debati midis shtetasve Arben Ceku dhe shtetasit Pellumb Kora, ne  lokalin e shtetasit Shkelqim Gjerani , ne qender te fshatit Thumane, shtetasi Pellumb Kora se bashku dhe me dy vellezerit e tjere, Danjel Kora dhe Besnik Kora kane vrare me arme zjarri automatik dhe pistolete shtetasit Fran Ceku, Arben Ceku, nipin e tyre Eno Rama dhe kane plagosur shtetasen Luçie Ceku.

Me date 05.06.2015, personi i dyshuar Pellumb Kora  së bashku me dy shoke te tij  te quajtur Eris Haxhiu  dhe Qamil Uka, kane qene duke gjuajtur peshk ne Adriatik. Jane kthyer pasdite dhe kane shkuar te lokali i shtetasit SH.GJ, ku sherbente djali i tij. Kane kontaktuar me te dhe i kane kerkuar qe ti gatuante peshkun e kapur nga ato.

Rreth ores 22:00, tek lokali ku po qendronin tre shtetasit Pellumb Kora, Eris Haxhiu dhe Qamil Uka eshte paraqitur shtetasi Arben Ceku, i cili i ka kerkuar shtetasit Pellumb Kora  qe te ngrihej nga tavolina per tu sqaruar me te.

Shtetasi Pellumb Kora eshte ngritur dhe ka shkuar 3(tre) metra larg nga tavolina ku eshte takuar me Arben Cekun dhe kane filluar te debatojne me njeri tjetrin duke tentuar te godasin njeri tjetrin me grushta mes njeri tjetrit .

Ne lokal pas shtetasit Arben Cekut ka shkuar edhe babai i tij Fran Ceku, i cili i ka thene pronarit te lokalit  qe ta mbyllte kete te fundit per shkak te konfliktit ndermjet Pellumbit dhe djalit te tij

Gjate kesaj kohe Pellumb Kora eshte larguar me makine ne drejtim te baneses se tij  e cila ndodhet 500 metra larg lokalit ku ka ndodhur konflikti, ndersa shtetasit Eris Haxhiu dhe Qamil Uka ,te cilet ishin duke pire me Pellumb Koren te lokali, jane larguar ne drejtim te banesave te tyre , e sapo kane bere rreth 300 metra kane degjuar te shtena armesh zjarri.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se tek lokali, per afro 10-15 min ka ardhur shtetasi Pellumb Kora se bashku me babain e tij Gurali Kora, Besnik Kora dhe Danjel Kora. Me vete kishin marre arme automatik dhe pistolete. Më pas kane qelluar ne drejtim te shtetasve Arben Ceku, Fran Cekun, Eno Rama duke i sjelle vdekjen, si dhe kane plagosur shtetasen Luçe Ceku. Menjehere pas vrasjes Pellumb Kora, Danjel Kora, Besnik Kora dhe Gurali Kora jane larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim te paditur.

Shtetasi Shpetim Nikolla eshte banor i fshatit Thumane dhe ka lidhje shoqerore me Pellumb Koren. Menjehere pas ngjarjes te kater pjesetaret e familjes Kora  kane shkuar te banesa e shtetasit Shpetim Nikolla dhe me ndihmen e tij jane larguar per ne drejtim te Laçit, duke iu fshehur organit te ndjekjes penale.

Në vijim të hetimeve, të gjithë të pandehurit janë arrestuar.

Next Post

Edhe Haradinaj kërkon memorial për Betejën e Kosovës...për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

July 23, 2026
Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

July 23, 2026
Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

July 23, 2026
LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

July 23, 2026
“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

July 23, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot

July 23, 2026
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

July 23, 2026
Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

July 23, 2026
BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

July 23, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi i IRI-t: Vetëm 33% nuk shohin asnjë arritje të qeverisë

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In