• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noizy në kërkim në Kosovë, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, por ne…

by A M
06/08/2024 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy. Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.

Bashkë me Noizy-n ka qenë edhe këngëtari tjetër i njohur, Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, por ndaj tij nuk ka një fletë-arrest.

Duke folur për mediat kosovare, Stresi ka treguar gjithë ç’ka ndodhur natën e sherrit ku u përfshinë shumë persona. Sipas tij, as ai, por as Noizy, nuk e kanë prekur Medi Isenin.

Sipas tij, ky i fundit në videot e tij në TikTok prej kohësh i ofendon këngëtarët, por Stresi thotë se nuk kishin në plan që të merrnin hak ndaj tij.

“Flasim njëherë për punën e prerjes në besë. Personi në fjalë, që është keqtrajtuar, ka kontaktuar babain tim prej Zvicre, me gjithë të atin e tij, sepse këta shajnë gjithë dimrin dhe vijnë verën për t’u pajtuar. Kjo është e vërteta.

Unë kam qenë në Sarandë, kur më ka marrë babi im dhe më tha që ka ardhur ky djali. Unë i thashë: ‘Bab, unë nuk dua ta takoj më kurrë atë njeri dhe as dua ta shoh me sy’, sepse kishte ardhur familja e tij. Kaq. Edhe po të ishte për ta prerë në besë atë djalin në kllapa, ishte prerë në besë që në Tiranë. Ky është realiteti.

Kur ka ardhur këtu në orën 2 të natës dhe babai i Medit ka marrë familjen time, babai im i ka thënë: ‘Këtu në Shqipëri nuk të prek kurrkush’. Kur kam shkuar në Pejë atë natë për të performuar me Noizy-n, ky ka thënë një natë para live: ‘Do shkoj nesër, do i bëj stile’. Ky në vend që të vinte për të shuar muhabetin, edhe me Noizy-n që i ka sharë familjen, edhe mua, ka dalë një natë para live që thotë… Deri këtu është ok.

Të nesërmen kur ka ardhur në klub, unë i kam thënë: ‘Hajde se mund të flasim’. Kaq. Ky kur ka ardhur, ka qenë vet i treti. Nuk ishin dy veta, ishin tre. Ishin shumë seriozë. Kur ka dalë dhe Zini (Noizy) nga performanca, aty ishim 30 veta. Njëri ka dalë i pari, nuk e mbaj mend dhe i tha: ‘Mua ma ke sharë gruan?!’. Aty ka nisur krejt situata. Ishin 30 veta dhe s’ka mundur të ndalej. Ju betohem. Edhe njerëzit thonë që i kemi prerë në besë, por s’është e vërtetë, sepse ka nisur diçka që s’na ka dhënë mundësinë as me fol me të, as të reagonim. Dhe akuzohet Noizy.

Dëgjoni, unë nuk jam as servili i Noizy-t, as servili i kurrkujt. Ai ka punët e veta, unë punën time. Takohemi për biznes, për muzikë, edhe nuk ka prerë askush në besë. Akuza që është bërë ndaj Noizy-t që e ka prekur, ju betohem në Zot që as ka pasur mundësinë ta prekte. Fare. Në mënyrë kategorike.

Unë i kam duart e prera akoma, shenjat që kam hyrë për t’i ndarë. Që kam ngrenë gota, prerje në gisht. Unë jam ai që te video thotë: ‘Mos, mos, mos’, sepse degradoi situata aq keq. Pastaj ata njerëzit që ishin me Medin, kur i kanë gjuajtur Medit fillimisht, edhe ata janë çuar për ta mbrojtur. Prandaj ka degraduar situata.

Mua më ka marrë policia të nesërmen për të shkuar për të dhënë një deklaratë, por ne nuk i hamë këto ‘fore’. Më kanë thirrur të jap një deklaratë si dëshmitar. Edhe unë s’e kam besuar.

Nuk e kam dhënë deklaratën. Ka për ta dhënë avokati im, sepse s’kam pasur mundësi. E ka drejtësia në dorë për ta gjetur kush e ka prekur. Ne kemi besim në drejtësi.

Po t’i mbledhim të gjitha videot e këtyre TikTok-erave, që të dali një ligj nga qeveria e Kosovës, shpresoj të dali një ligj nga qeveria e Kosovës dhe ajo Shqiptare që t’i ndalojë këto, sepse po t’i mbledhim të tëra videot në dy vite, nuk kanë lënë ofendim për motrën time pa e thënë, nuk kanë lënë për nënën time të shenjtë, që i falë pesë vakte, e kanë ç’njerëzuar. Nuk kanë lënë fjalë pa thënë për babain tim, që është njeri i nderit dhe i vërtetuar. Nuk kanë lënë asnjë cep të shtëpisë pa na e ofenduar dhe pa na kërcënuar këta njerëz. Edhe në atë turmën që kemi qenë, mund të kenë qenë 10 persona që personi në fjalë i ka sharë familjet, gratë. Prandaj degradoi situata”, ka deklaruar Stresi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvendin e Serbisë: Kemi të bëjmë me idiotë!

Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvendin e Serbisë: Kemi të bëjmë me idiotë!

November 25, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, AZHBR-ja autorizon mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues!

November 25, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Arsyet pse Izraeli del i fituar nga rikthimi i Huang në krye të Nvidia-s?

November 25, 2026
Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

November 25, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

“Çlirohen” pallatet pa kolaudim, qeveria lejon që dritat dhe uji të lidhen pa u mbyllur procedurat! Eksperti shpjegon procedurat

November 25, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

November 25, 2026
“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të ketë kurajë dhe të sjellë vendet kandidate në tryezë!

“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të ketë kurajë dhe të sjellë vendet kandidate në tryezë!

November 25, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

November 25, 2026
Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

November 25, 2026
Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In