• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nobeli për Letërsi sipas gazetës zvicerane “Tages Anzeiger”: Kandidati i dytë Ismail Kadare

by A R
12/10/2016 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten do të publikohet fituesi i këtij viti për çmimin Nobel për Letërsi. Redaktori i letërsisë i gazetës “Tages Anzeiger” përmend tre autorë: Milan Kunderën, Ismail Kadarenë dhe Yan Lianke si kandidatë seriozë. Të gjithë adhuruesit e letërsisë të enjten do të presin me padurim lajmin nga Stokholmi se kush do e marrë çmimin Nobel për Letërsi. Si çdo vit edhe sivjet përmendet shkrimtari amerikan Philip Roth, i cili prej vitesh injorohet nga Akademia Suedeze. Ndoshta për Roth është vonë, shkruan redaktori i letërsisë i gazetës zvicerane “Tages Anzeiger”, Martin Ebel. Andaj ai për tri vitet e ardhshme – 2016, 2017, 2018 – ka përzgjedhur tre kandidatë.

Kandidati i parë është Milan Kundera. Me romanet e tij “Shakaja”, “Lehtësia e padurueshme e të qenmit” dhe të tjerë ky autor çek ka krijuar një vepër me romane që nuk mund të krahasohet me asgjë në kohën tonë, shkruan Ebel. Ai lavdëron lehtësinë serioze, melankolinë gazmore, dendësinë e lehtë, bisedat e mrekullueshme filozofike dhe balancën muzikale të temave dhe motiveve të Kunderës.

“Librat e Kunderës, të cilat ndërlidhin rrëfimin dhe refleksionin, transportojnë mendjen e ndritur të iluminizmit francez në epokën e tij, të karakterizuar nga komunizmi shtetëror, pastaj nga bota e mediave dhe e konsumit e Perëndimit”.

Kandidati i dytë që meriton Nobelin për Letërsi, sipas Ebel, është Ismail Kadare. “Shkrimtari më i madh i Shqipërisë ka kaluar nëpër përvoja edhe më intensive me sundimin totalitar: ai jetoi nën diktatorin Enver Hoxha, i cili herë e përkrahu (sepse në romanin e tij “Dimri i madh” u shfaq si figurë historike), herë e shtypi (me ndalim publikimi, punë të detyrueshme në fshat). Që librat e tij të botoheshin Kadare i vendosi ato shpeshherë në një të kaluar përrallore osmane. Me romanin <Pasardhësi> Kadare më vonë dhe krejt hapur ka rrëfyer se si ideologjia dhe sundimi i dhunshëm nguliten në shtjellimet e skajshme të trurit dhe shpirtit; edhe të sundimtarëve. Në mënyrë të saktë psikologjike dhe me imazhe të fuqishme romanet e Kadaresë e transportojnë realitetin absurd në surrealizëm dhe mit. Përndryshe në hapësirën gjermanofolëse atë dikur e pati bërë të njohur shtëpia botuese Amman Verlag e Zürichut», nënvizon Ebel, i cili në Zvicër, Gjermani dhe Austri konsiderohet si njëri prej kritikëve më të njohur letrarë.

Kandidati i tretë Yan Lianke është më pak i njohur nga tre emrat e përzgjedhur. Pas Mo Yanit të afërt me qeverinë kineze (i cili fitoi Nobeli më 2012) Lianke do të ishte një autor kritik dhe po aq i mirë. Lianke shkruan për ato tema, të cilat historiografia zyrtare i hesht: skandalet dhe katastrofat e historisë së re kineze. Romani i tij mbi vitet e urisë 1958-1962, i cili sapo ka dalë në anglisht («The Four Books») është i ndaluar në atdheun e tij. Romani i tij madhështor «Puthjet e Leninit» është lejuar të botohet dhe mund të shijohet edhe në gjermanisht, shkruan Ebel. Ky roman tregon mikrokozmosin e një fshati provincial, ku fushatat politike shkatërrojnë vendin dhe njerëzit dhe ku në “Kinën e re” etja për gllabërim është parësore.

ma.me

Next Post
Sulmet terroriste në Paris, avokatët braktisin terroristin Abdeslam 

Sulmet terroriste në Paris, avokatët braktisin terroristin Abdeslam 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com